Vitia bën thirrje për dalje masive në zgjedhje
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë pas votimit se dita e zgjedhjeve është e qytetarëve.
“Sa më shumë që votojnë qytetarët, aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi të gjithë ne”, ka thënë Vitia.
Kujtojmë se Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të garuar për pozitën e të parit të Prishtinës.
Osmani: Të respektohen masat kundër COVID-19 gjatë procesit zgjedhor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që procesi zgjedhor i 17 tetorit të jetë i drejtë dhe i lirë duke respektuar masat kundër pandemisë.
“Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19”, ka thënë presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli, ka votuar po ashtu në orët e hershme të mëngjesit.
“Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë dhe me votën e tyre ta zgjedhin kryetarin e Prishtinës”, ka deklaruar ai.
Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut
Facebook Forum