Ndërlidhjet

Kuti votimi.
Kuti votimi.

Mbi gjysma e komunave shkojnë në balotazh

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave preliminare, kryetarë të rinj u zgjodhën në 17 komuna, ndërkaq 21 komuna shkojnë në balotazh.
  • Dalja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën më 19:00.
  • Në zgjedhje morën pjesë 166 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5,198 kandidatë ishin të certifikuar për asamblistë.
  • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
00:47 18.10.2021

Lexues të nderuar,

Këtu po e mbyllim mbulimin drejtpërdrejtë të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Faleminderit që na ndoqët!

23:20 17.10.2021

Katërmbëdhjetë persona të ndaluar lidhur me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka njoftuar në procesin zgjedhor të 17 tetorit janë regjistruar gjashtë raste me 14 persona të ndaluar.

Personat e ndaluar, sipas prokurorisë dyshohen për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin, falsifikim të rezultateve të votimit, pengim të procesit të votimit si dhe për veprën cenim i fshehtësisë së votimit.

Personat e ndaluar janë nga Komuna e Kllokotit, Suharekës, Skenderajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës.

Prokurori i Shtetit thotë se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.

23:03 17.10.2021

PDK: Pa balotazh fituam pesë komuna

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpallur fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve në pesë komuna: në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe në Han të Elezit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se edhe në komunat ku janë në balotazh si në Prizren, Drenas, Vushtrri, Klinë e të tjera do ta fitojnë garën në raundin e dytë.

“PDK-ja në këto zgjedhje lokale ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm. Qytetarët u bashkuan për të mbajtur e për rikthyer qeverisje të mira në komunat e Kosovës me PDK-në. PDK-ja ka qenë e fortë dhe mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë”, tha Krasniqi.

I pyetur se me kënd do ta përkrahin në garën për Prishtinën pasi PDK-ja nuk do të jetë në balotazh me kandidatin e tyre, Uran Isamilin, Krasniqi tha se i mbetet Ismailit që të vendosë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasiniqi.
Kreu i PDK-së, Memli Krasiniqi.

22:48 17.10.2021

LDK: Prijmë dhe jemi në garë në 11 komuna

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë se në këto zgjedhje lokale, LDK-ja prin ose është në garë në 11 komuna.

“LDK këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si datë të rikthimit të madh. Ky rikthim është arritje, por edhe përgjegjësi të cilën duhet ta ushtrojmë me kujdes”, tha Abdixhiku.

Në Prishtinë, Abdixhiku ka thënë se kandidati Përparim Rama do të jetë në balotazh.

Ai ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit si një proces demokratik dhe të qetë.

LDK-ja thotë se në Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë kandidatët e saj kanë fituar garën.

Ndërkaq, me vota sipas LDK-së, kandidatët e saj janë në epërsi në Podujevë, Viti, Istog Vushtrri dhe Dragash.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG