Premtimi për boshnjakët që nuk u realizua asnjëherë
Komuniteti boshnjak në Kosovë, që ka rreth 30 mijë banorë, prej vitesh kërkon themelimin e tri komunave të reja në lokalitetet ku është shumicë. Premtime për këtë iu dhanë shumë politikanë shqiptarë, por gjasat për bërjen realitet të këtyre kërkesave, aktualisht janë të vogla. Derisa banorët lokalë thonë se formimi i një komune të re do të nxiste punësimin dhe zhvillimin ekomomik të zonës, ekspertët e qeverisjes lokale thonë se këto komuna nuk do të kishin qëndrueshmëri financiare.