Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës tek Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU), ka konfirmuar ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Tensionet politike në Kosovë vazhdojnë që në ditët e para të vitit 2016. Më 9 janar, opozita ka paralajmëruar një protestë në Prishtinë, për të cilën qeveria beson se nuk është forma e duhur e shprehjes së pakënaqësisë.
Qeveria e Kosovës thotë se prioritete për 2016-n,janë zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, themelimi i Forcave të Armatosura, e liberalizimi i vizave. E, opozita zotohet se Qeveria do të detyrohet të dorëhiqet.
Në përmbledhjen e gafeve në politikë gjatë vitit 2015, kemi përzgjedhur dy prapaskena të zhvillimeve - ato të tensioneve dhe përplasjeve në Kuvend dhe humorin brenda tyre.
Viti 2015, filloi me protesta, migrime masive të qytetarëve në kërkim të një jete më të mirë dhe u përmbyll me bllokadën institucionale që çoi në krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Koalicioni qeverisës është i fuqishëm dhe stabil, andaj nuk ka asnjë arsye që të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Mungesa e një vendimi të prerë nga Kushtetuesja në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, mund të thellojë krizën aktuale politike në Kosovë, thonë analistët politik.
Besimi i qytetarëve në liderët partiak e institucional po zbehet, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Këto komente i ka bërë në fjalimin që mbajti në shënimin e 40- vjetorit të ASHAK-s.
Kriza politike në Kosovë po e sfidon konsensusin demokratik mbi të cilin janë vendosur themelet e shtetësisë së Kosovës, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga gjatë fjalimit të saj vjetor para Kuvendit.
Në adresimin e saj vjetor, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se po i drejtohet Kuvendit të Kosovës në kohën kur këtë institucion e ka kapluar një krizë e paparë politike.
Kosova po e vë në luhatje pa nevojë partneritetin me Uashingtonin, Londrën dhe Berlinin për shkak të krizave artificiale që po i krijojnë partitë politike, thonë analistët.
Krerët e institucioneve të Kosovës po i cilësojnë veprimet e opozitës në Kuvend, si sulm ndaj shtetit. Kryeministri Isa Mustafa i ka arsyetuar masat që po ndërmerren për, siç i ka thënë ai, "ruajtjen e shtetit të Kosovës".
Kuvendi i Kosovës sërish është përballur me një seancë nën tensione të përcjellë me hedhjen e gazit lotsjellës nga opozita, praninë e sigurimit në sallë dhe pauzave të shpeshta.
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin, nuk mund të ri-modifikohet, por duhet të anulohet dhe procesi të nis nga fillimi, thonë përfaqësues të opozitës.
Mosmarrëveshjet ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës mund të çojnë në përsëritjen e pamjeve me plot tensione në Kuvendin e Kosovës edhe në seancën e caktuar për të hënën.
Pozicionet e shprehura nga partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitës në Kosovë në lidhje me gjendjen e rënduar politike, vazhdojnë të mbeten të njëjta.
Vetëm një proces i dialogut dhe kompromisit mund t'i përafrojë kërkesat e parashtruara nga opozita dhe qëndrimeve të shprehura të partive në pushtet rreth tejkalimit të gjendjes politike, thonë analistët në Prishtinë.
Fillimisht, opozita kërkon anulimin e marrëveshjeve me Serbinë, lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të opozitës, ose vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Shfaq më shumë