Me moton Gjakova manifeston për Republikën, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë mbajtur të shtunën një tubimi në sheshin "Nënë Tereza".
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kosovë pak para orës 15:00 dhe fillimisht është pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
"Kemi investuar shumë së bashku që të lejojmë që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik”, tha sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.
Kriza politike e krijuar në Kosovë edhe mund ta ketë në vete tendencën për shtyrjen e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës së Veçantë për krime lufte, thonë analistët politikë në Prishtinë.
Nën tensione, gaz lotsjellës dhe përplasje mes sigurimit dhe forcave politike në opozitë, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër me shumë zhvillime dramatike dhe me vendimin për pezullim të opozitës.
Partitë politike nuk kanë treguar vullnet që të ulen dhe diskutojnë për tejkalimin e gjendjes së krijuar në Kosovë, mbi bazën e një projekt-marrëveshjeje të prezantuar nga deputetët Vjosa Osmani e Ilir Deda.
Analistët politik në Prishtinë vlerësojnë se ideja e kryeministrit Isa Mustafa që të themelohet një komision për demarkacionin me Malin e Zi është një propozim që do të duhej të merrej në konsideratë nga opozita.
Ekstremizmi i dhunshëm, bashkë me dyndjen e migrantëve dhe refugjatëve si dhe trafikimi me armë, droga e qenie njerëzore, paraqesin rrezik për zonën euroatlantike, ka deklaruar gjenerali Frank Grass.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka bërë thirrje opozitës që të mos i përsëris veprimet që çojnë deri te bllokimi dhe tensionet në Kuvend, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit.
Shkarkimi i komisionit shtetëror për demarkacion, emërimi i një komisioni të ri dhe rifillimi i procesit nga pika zero, mund ta kthejnë debatin normal në Kuvend për këtë pikë, kanë thënë zyrtarët e AAK-së.
Liderët opozitarë kanë thënë se arrestimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi ishte vendim politik i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi. Reagimi i zëvendëskryeministrit ka qenë i shpejtë.
Liderët e partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë kumtuar se sot nuk do të ketë protesta në Prishtinë.
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016, edhe pas ndërprerjes së seancës me gaz lotsjellës nga ana e opozitës. Situatë e tensionuar u zhvillua edhe jashtë Kuvendit.
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë për miratim projekt-ligjin e propozuar nga qeveria për buxhetin e vitit 2016. Por, opozita është zotuar që ta pengojë seancën.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës për të martën, me pikën e vetme miratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2016. Edhe kjo seancë është paralajmëruar se do të pengohet.
Autoritetet më të larta politike e publike në Kosovë kanë dënuar ashpër sulmet terroriste në Paris të Francës, të cilat lanë pas vetes shumë njerëz të vrarë dhe shumë të plagosur.
Opozita tregohet e vendosur se nuk do të lejojë funksionimin normal të Kuvendit, pavarësisht masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e themelimit të Asociacionit të Komunave serbe.
Analistët politikë u kanë rekomanduar partive në pushtet dhe atyre në opozitë që të mos rifillojnë me seancat plenare të Kuvendit, pa një marrëveshje paraprake.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn është shprehur optimist që në fund të këtij viti, Komisioni Evropian do të jap rekomandimin për liberalizmin e vizave.
Shfaq më shumë