Në një seancë solemne, presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Aty Thaçi është betuar se do të angazhohet me gjithë fuqinë e tij për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.