Hetuesit ukrainas kanë zbuluar një varrezë masive, ku trupat e pajetë janë gjetur me duart e lidhura pas shpinës dhe me vrima të plumbave në kokë dhe gjunjë. Varreza u zbulua në Buça, afër Kievit. Ukraina po heton vrasjen e afër 12,000 civilëve në Ukrainë, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Polici Andriy Nebitov u tregoi gazetarëve vendin e ngjarjes më 13 qershor. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)
Një njësit artilerie i ushtrisë ukrainase në rajonin e Donbasit e ka vënë menjëherë në punë armën më të re me rreze të gjatë veprimi, të importuar nga Franca, obusin CAESAR. Arma e rëndë e kalibrit 155-milimetërsh mund t’i godasë objektivat deri në 38 kilometra largësi dhe është lehtë e lëvizshme.
Gratë e ushtarëve ukrainas, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të fabrikës së çelikut, Azovstal, në qytetin e rrethuar të Mariupolit, zbulojnë "tmerret" që kaluan burrat e tyre para se të burgoseshin nga Rusia.
“Këmbët ishin atje, koka këtu”, tregon një burrë ukrainas. Ai është pjesë e një ekipi që zhvarros trupat e ushtarëve rusë pranë fshatit Malla Rohan, në rajonin e Harkivit, në lindje të Ukrainës.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gazetarët e RFE/RL-së dhe të Current Time kanë qenë në qendër të aksionit.
Nëna e Vyacheslav Yalovit, Maryna, 37 vjeçe, u vra në Donbas nga bombardimet ruse, teksa ata po ecnin bashkë për në shtëpi. Ai tani është zhvendosur në perëndim të Ukrainës, me dy vëllezërit më të vegjël dhe dy motrat më të vogla, të cilat ai planifikon t’i rrisë i vetëm.
Trupat ukrainase në juglindje të Harkivit kanë vëzhguar dëmet e mëdha në një qendër kulturore të komunitetit, më 2 maj, teksa kanë folur se si i prek kjo banorët, të cilët tashmë kanë ikur në masë të madhe.
Në fazën e parë të operacionit të evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut, Azovstal, që është nën sulmet e forcave ruse në Mariupol, më shumë se 150 persona janë larguar përmes autobusëve. Të evakuuarit treguan më 3 maj për ngjarjet e tmerrshme brenda fabrikës.
Korrespondenti i REL-it, Maryan Kushnir, ka xhiruar ato që ai i ka quajtur bomba thërrmuese duke rënë mbi qytezën e Popasnës, në rajonin e Luhanskut, në Ukrainë. Një ushtar ka vështruar zonën e djegur ku kanë rënë ato dhe ka shpjeguar se tani të dyja palët luftuese kryesisht po përdorin artileri.