Duele artilerie në fushëbetejë në rajonin e Luhanskut
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka xhiruar ato që ai i ka quajtur bomba thërrmuese duke rënë mbi qytezën e Popasnës, në rajonin e Luhanskut, në Ukrainë. Një ushtar ka vështruar zonën e djegur ku kanë rënë ato dhe ka shpjeguar se tani të dyja palët luftuese kryesisht po përdorin artileri, por me pak kontakt direkt. Ushtari i ka thënë atij më 26 prill se synimi i Rusisë është t’i demoralizojë trupat ukrainase, por ka shtuar se ky plan nuk po i funksionon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Facebook Forum