Ushtria ukrainase përdor armën e re nga Franca
Një njësit artilerie i ushtrisë ukrainase në rajonin e Donbasit e ka vënë menjëherë në punë armën më të re me rreze të gjatë veprimi, të importuar nga Franca, obusin CAESAR. Arma e rëndë e kalibrit 155-milimetërsh mund t’i godasë objektivat deri në 38 kilometra largësi dhe është lehtë e lëvizshme. Një ushtar i ka thënë Radios Evropa e Lirë, më 8 qershor, se sistemi është i lehtë për t’u përdorur, porse problemin më të madh po e paraqet gjuha: “Është pajisje e huaj, gjithçka është në anglisht”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)