Rrëfime të tmerrshme të mbijetesës në Azovstalin e rrethuar
Në fazën e parë të operacionit të evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut, Azovstal, që është nën sulmet e forcave ruse në Mariupol, më shumë se 150 persona janë larguar përmes autobusëve. Të evakuuarit treguan më 3 maj për ngjarjet e tmerrshme brenda fabrikës, për trupat e pajetë të shpërndarë atje, për bombardimet e ashpra dhe për kontrollet e rrepta në postblloqe nga forcat ruse. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Lendi Susuri)