Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një fenomen shqetësues që në Kosovë po vazhdon që nga përfundimi i luftës, është asgjësimi i tokës së punueshme. Ekspertë për çështje të bujqësisë, theksojnë se betonimi i tokës pjellore në të ardhmen do të sjellë pasoja, në mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.
Prodhimet ushqimore me cilësi të dyshimtë, sidomos ato të mishit të përpunuar në Kosovë, apo edhe të importuar, jo rrallë herë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, thonë ekspertë të teknologjisë ushqimore dhe përfaqësues të konsumatorëve.
Në Kosovë ka filluar fushata e korrje- shirjeve. Sipas zyrtarëve qeveritarë priten rendimente më të larta sesa vitin e kaluar, pasi gjendja e grurit është shumë e mirë, falë kushteve atmosferike dhe kudjesit të shtuar të fermerëve.
Pas gërmimeve në dy lokacione për varreza të dyshuara masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pritet që gjatë javës se ardhshme të fillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë në këtë hapësirë.
Investimet në bujqësi, infrastrukturë, rrjetin shëndetësor dhe atë arsimor, besohet se jo vetëm që do të ndalin trendin e zhvendosjes së banorëve nga viset rurale në ato urbane, por edhe do të nxisin kthimin e tyre nëpër fshatra, thonë demografë dhe ekspertë për bujqësi.
Kosova, konsiderohet vendi më i varfër në Evropë dhe me shkallë të lartë të papunësisë. Por, pavarësisht këtyre fakteve, Kosova ka edhe elitën e vet politike, që në të shumtën e rasteve përbëhet jo vetëm nga biznesmenë, por nga zyrtarë të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, që figurojnë si milionerë me pasuritë e tyre.
Numri më i madh i personave që kanë pasur qasje në luftërat në Lindjen e Mesme, dhe njëkohësisht të indoktrinuar me ideologji ekstremiste, janë të rinj nga Kosova, që jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike dhe më nivel të ulët të arsimit, kanë thënë përfaqësues të mekanizmave të sigurisë në Kosovë.
Dalja Britanisë se Madhe nga Bashkimi Evropian, për Kosovën fillimisht do të paraqesë probleme politike, e më pas reflektime do të ketë edhe në aspektin ekonomik, rrjedhimisht në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Shumë premtime të zyrtarëve të lartë qeveritarë për zhvillim ekonomik e rritje të shkallës së punësimit, janë heshtur apo s'janë realizuar në mungesë të angazhimit dhe seriozitetit të autoriteteve kompetente, thonë ekspertë të ekonomisë.
Pensionistët kontributpagues vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare kthimin e Fondit Pensional të Kosovës, i cili për më shumë se 17 vjet në mënyrë joligjore mbahet në Serbi.
Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë, ditëve të fundit, në treg kanë ofruar oferta për kredi për Bajram, me një normë mesatare mbi 6 për qind. Lidhur me këtë, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se institucionet financiare, duke u thirrur në festa, po përfitojnë nga qytetarët.
Në zonat e banuara në shumicë serbe në Kosovë janë privatizuar disa asete të vogla të ndërmarrjeve shoqërore. Njohës të kësaj çështjeje thonë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës se gatishmërisë së autoriteteve kompetente për të privatizuar numër më të madh të aseteve në këto komuna.
Buxheti i ndarë për përfituesit e statusit të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë është i pamjaftueshëm për të gjithë ata që kanë aplikuar, thonë në Qeverinë e Kosovës.
"Që nga viti 2013 kur është krijuar Fondi Zhvillimor për veriun e Kosovës, nga dy pikat kufitare në atë pjesë janë grumbulluar rreth 10 milionë euro, 6 milionë nga të cilat janë në proces të investimit në projekte të ndryshme", ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave Avdullah Hoti.
Kosova ka rezerva shtetërore të mallrave, për nevoja të furnizimit në raste emergjente, thonë autoritetet kompetente. Por, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se sasia e këtyre rezervave është e pamjaftueshme.
Pensionistët kontribut- dhënës për muajin qershor kanë marrë pensionet me rritje, por disa nga ta nuk kanë marrë pjesën retroaktive nga muaji janar, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Në ekzekutivin e Kosovës thonë se disa pensionistë nuk kanë sjellë dokumentacionin e kompletuar dhe autoritete përgjegjëse janë duke verifikuar kualifikimin arsimor dhe përvojën e punës.
Administrimi më i mirë i testit shtetëror të maturës, vlerësohet se mund të eliminojë parregullsitë e vazhdueshme që kanë përcjellë këtë projekt. Kështu konsiderojnë ekspertë të arsimit, sipas të cilëve, nga mungesa e një administrimi të mirëfilltë, nxënësit po arrijnë të kopjojnë.
Të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë. Të gjitha mjetet shkojnë në kompani private.
Në Kosovë niveli i papunësisë thuhet të ketë shënuar rënie të lehtë. Sipas të dhënave të publikuara ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se shkalla e papunësisë në vitin 2015 ka qenë 32.9 për qind, kurse në vitin 2014 kjo vlerë ka qenë në 35 për qind.
Punësimi sezonal në vende të Bashkimit Evropian, por edhe në tregun e Kosovës, po konsiderohet projekt i nevojshëm për të rinjtë kosovarë, te të cilët papunësia është 57 për qind.
Shfaq më shumë