SHBA-të, në Hagë, në formën më të fuqishme, kanë mbrojtur pavarësinë e Kosovës si artikulim i vullnetit të popullit. Përfaqësuesi amerikan, Harold Koh, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka inkosistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244. Pavarësinë e Kosovës e ka mbrojtur edhe Finlanda, ndërsa Rusia dhe Spanja kanë qenë në anën e Serbisë.