Gjiganti metalurgjik, Trepça, në Mitrovicë për 17 vite ishte pa status të zgjidhur. Por, në tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, me të cilin mëtohet të rimëkëmbet ndërmarrja. Në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë sjellim një material për rrugën deri te shpëtimi i Trepçës nga likuidimi.