Banorët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor i cili po ndikon në rritjen e numrit tësëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve. Kështu thonë ekspertë të çështjeve të ruajtjes së ambientit.
Qeveria e Kosovës i konsideron të kota dhe të pakuptimta reagimet në Serbi në lidhje me miratimin e Ligjit për Trepçën nga ana e Kuvendit të Kosovës. Për autoritetet në Prishtinë, pohimet e kreut të qeverisë serbe se do të anulojë vendimet e Prishtinës, që ndërlidhen me Trepçën, janë të pakuptimta dhe pa efekt juridik dhe praktik.
Borxhi i pretenduar paraqet një nga sfidat me të cilat ballafaqohet kombinati metalurgjik "Trepça”. Bëhet fjalë për borxhin e pretenduar nga kreditorë të ndryshëm, që është krijuar gjatë viteve të 90-ta, periudhë kjo kur ky kompleks ishte udhëhequr nga autoritetet e atëhershme serbe.
Analistët e çështjeve politike në Prishtinë, thonë se vendimi i koalicionit qeverisës, Lista Serbe për, siç thuhet, “ngrirje të pjesëmarrjes në institucionet e vendit”, nuk është veprim autonom i tyre, por veprim i shtyrë nga Beogradi zyrtar.
Autoritetet në Prishtinë thonë se nuk kanë marrë “asnjë shkresë zyrtare nga partnerët në koalicionin qeverisës, Lista Serbe” për vendimin” për, siç thuhet, “ngrirje të pjesëmarrjes në institucionet e vendit”.
Një pjesë e madhe e kapaciteteve të kombinatit Trepça janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën - të gjitha këtyre iu duhet kohë të rimëkëmben.
Kuvendi i Kosovës pritet që në fundjavë të vendos për një projektligj të Qeverisë për Kombinatin Trepça, që aktualisht ndodhet ndërmjet likuidimit dhe rimëkëmbjes. Beogradi zyrtar ka kundërshtuar projektligjin, duke e cilësuar Trepçën pasuri të Serbisë. Minatorët presin miratimin e Ligjit, në të kundërtën thonë se “janë të gatshëm për protesta”.
‘Tendero-mania’, një aktivitet që ka shërbyer për afera korruptive në Kosovë, përmes fushës së prokurimit publik, në gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror, u ka ndihmuar zyrtarëve të institucioneve, thonë njohës të rrethanave në Kosovë.
E paraparë të nis punën në nëntor të këtij viti, Fabrika e përpunimit të ujit në Shkabaj, pak kilometra në veri të kryeqytetit të Kosovës, pritet që të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të ujësjellësit të Prishtinës.
Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për një seancë të radhës kërkesën e Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.
Banka Botërore, në një raport të saj, ka theksuar problemin e deficitit për shkak të skemave sociale, përfshirë veteranët e luftës të ish-UÇK-së, duke tërhequr vërejtjen për rrezikun e buxhetit. Qeveria thotë se së shpejti do të ulet me veteranët të gjejë zgjidhje, por këta të fundit fajësojnë “qeverinë për fryrje listash”.
Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë nga problemet thelbësore të qytetarëve të vendit, thuhet në një raport të Bankës Botërore të publikuar të martën, në të cilin vlerësohet edhe rritja ekonomike në vend brenda dy viteve të ardhshme.
Shumë nga bizneset në Kosovë ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së institucioneve kompetente për t’u pajisur me arka fiskale. Nga afër 150 mijë biznese të regjistruara, deri tash Administrata Tatimore e Kosovës ka fiskalizuar mbi 29 mijë biznese.
Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit.
Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet shteteve të rajonit mund t’i rrezikojnë projektet e përbashkëta të infrastrukturës të cilat janë mbështetur nga Bashkimi Evropian. Një konstatim të tillë kanë nxjerrë si konkluzion analistët në Prishtinë.
Në Kosovë është riaktualizuar debati për çështjen e bartjes së shamisë në shkollat publike, pas një deklarate të ish-liderit të LVV-së, Albin Kurti. Ministria thotë se në bazë të ligjit nuk përcaktohet e drejta për të bartur shaminë ose cilindo simbol fetar.
Në nivelin e arsimit fillor, të mesëm të ulët, që përfshinë arsimin e obliguar 9-të vjeçar, në mbarë Kosovën, sipas të dhënave zyrtare, mësimin e ndjekin rreth 260 mijë nxënës, nga të cilët një numër i madh vetëm në Prishtinë, mbi 30 mijë.
Studentët e Universitetit të Prishtinës në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë flasin për kushtet, në të cilat studiojnë. Problemet me të cilat ata ballafaqohen, janë të shumta, por shpresojnë se do të krijohen kushte më të mira në të ardhmen.
Ekspertë të ekonomisë në Kosovë thonë se reflektimi i krizës ekonomike në BE është në nivele të ulëta. Sipas tyre, kjo krizë ekonomike s’ka si të reflektohet në masë të madhe në Kosovë, për shkak të marrëdhënieve jo të shumta afariste me këto vende.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e konsideruar si një nga qytetet më të populluara, në bazë të të dhënave të dala nga regjistrimi i popullsisë ka rreth 200 mijë banorë, por vlerësohet se numri i banorëve që jetojnë në qytet është shumë më i lartë.
Shfaq më shumë