Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Deputetët e Listës Serbe u penguan të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Pengimin e tyre e bënë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i akuzoi ata për keqpërdorim të parasë publike, si dhe bashkëpunim me Millan Radoiçiqin.
Ekipet emergjente punuan gjatë gjithë natës për riparimin e dëmeve që u shkaktuan nga një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Australia ka miratuar një ligj të ri për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, në një përpjekje për t’i mbrojtur ata nga ngacmimi online dhe përmbajtja e dëmshme.
Një muze për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është hapur më 26 nëntor në Prishtinë, në ndërtesën e Fondacionit Jahjaga, i cili udhëhiqet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në shtyrje dhe grushte kaloi seanca e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohej për buxhetin. Paraprakisht, opozita kishte kërkuar votim mosbesimi të Qeverisë, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të një pjese të objektit humbën jetën 15 persona.
Teksa Rusia po përparon në lindje të Ukrainës me ndihmën e trupave nga Koreja e Veriut, SHBA-ja i dha leje Kievit për përdorimin e raketave të saj balistike supersonike ATACMS për të goditur brenda territorit rus. Por, çfarë synon të bëjë Ukraina me këtë sistem amerikan raketash?
Mbeturinat janë kthyer në një problem të madh në Ballkanin Perëndimor me deponi të tejmbushura që ndotin tokën e ujërat. Në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, menaxhimi i mbeturinave mbetet jashtë standardeve evropiane.
Mbeturina hidhen vend e pa vend, shpesh duke krijuar edhe deponi ilegale të mëdha nëpër Kosovë.
Donald Trump është rikthyer si president i Shteteve të Bashkuara, duke u zotuar se do të gjejë zgjidhje për krizat e brendshme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për atë të Izraelit në Lindjen e Mesme, të cilat mund të përcaktojnë suksesin ose dështimin e administratës së tij në ardhje.
Njoftimi i fundit për rritje të pagave nga Qeveria Kurti ngjalli debat mes partive politike. Disa e quajtën dështim, disa vendim të paligjshëm, e të tjerë premtuan rritje edhe më të larta të pagave në rast se e marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.
Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, etj.
Shqipëria ka pranuar grupin e parë të migrantëve nga Italia, sipas një marrëveshjeje për të strehuar deri në 3.000 migrantë burra, ndërsa Roma përshpejton shqyrtimin e aplikimeve të tyre për azil.
Kur dhe pse u vendos masa që ndalonte importin e mallrave të Serbisë? Çfarë e shtyu Qeverinë e Kosovës ta heqë dhe çka ndryshon për qytetarët? Ja një shpjegim i shpejtë.
Qeveria e Kosovës njoftoi më 7 tetor një rritje prej 20 për qind të pensioneve që financohen nga shteti. Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe mijëra pensionistë që kanë më pak se 15 vjet stazh pune para luftës së viteve 1998-99 e që përfitojnë vetëm pension të moshës.
Dhjetëra banorë të Janjevës ekspozuan produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale në hapje të panairit të produkteve tradicionale “Mirëserdhët në Janjevë”. Ata ekspozuan produkte lokale përfshirë: djathë, suxhuk, çaja, mjaltë dhe produkte të tjera artizanale.
Së fundi në Kosovë, një vajze iu ndalua t’i vijonte mësimet për shkak të bartjes së shamisë në shkollë. Ky rast, i cili ndodhi në qytetin e Pejës, është i ngjashëm me shumë raste që ndodhën në të kaluarën.
A janë sulmet e fundit të Izraelit në Liban pjesë e një përshkallëzimi serioz, që tashmë mund të konsiderohet luftë pa trupa tokësore? Dhe, a do t’i mundësojë basti i tij kundër kohës neutralizimin e Hezbollahut, para një hakmarrjeje me sulme masive?
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime.
Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku mbetet në sirtar. Në BE nuk thonë se kur do ta shqyrtojnë, e as nuk obligohen me ndonjë afat.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Prokuroria nuk tregoi nëse ka prova që e ndërlidhin shtetin e Serbisë me këtë sulm.
Shfaq më shumë