Ndërlidhjet

Panairi me produkte tradicionale si përpjekje për ringjalljen e Janjevës

Dhjetëra banorë të Janjevës ekspozuan produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale në hapje të panairit të produkteve tradicionale “Mirëserdhët në Janjevë”. Ata ekspozuan produkte lokale përfshirë: djathë, suxhuk, çaja, mjaltë dhe produkte të tjera artizanale. Në hapje të panairit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria është duke punuar për ringjalljen ekonomike dhe kulturore të Janjevës. Kurti përmendi restaurimin e 14 shtëpive tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore për turizëm dhe menaxhim, si investime në këtë fshat të Lipjanit.

Janjeva është një nga shumë fshatrat e Kosovës që përballet me dukurinë e largimit të rinisë. Viteve të fundit në këtë fshat janë bërë investime të shumta nga Bashkimi Evropian dhe UNDP-ja në konservimin e trashëgimisë kulturore. Përmes këtyre investimeve synohet ringjallja ekonomike e Janjevës, e cila në të kaluarën njihej për zejtari. Janjava është një fshat multietnik ku jetojnë shqiptarë, kroatë, serbë dhe romë.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Ibrahim Berisha

Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG