Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesja e Kosovës e futbollit, më 6 tetor do të luajë me Kroacinë, ndërkaq më 9 tetor me Ukrainën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Futbollit Rusia 2018. Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, thotë se është reale të pritet rezultat pozitiv nga Kosova në këto dy takime.
Personat e zhvendosur nga Kosova, gjatë dhe pas luftës, duhet të kthehen në pronat e tyre, vlerësojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, duke u thirrur në të dhëna, sipas tyre, të UNHCR-së, thonë se janë mbi 200 mijë të zhvendosur.
Infrastruktura në stadiumet e futbollit të Kosovës është bërë pengesë që përfaqësuesja e futbollit të Kosovës t’i zhvillojë ndeshjet në terren të saj, në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusi 2018.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, që është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ka nxitur debat të bashkësive fetare në vend, por edhe mospajtime.
Gjykata e Lartë në Nish i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, Iva Popoviq, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë në Nish dhe kjo masë u mor, tha ajo, për shkak të “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”
Seanca e të enjtes e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është ftuar në interpelancë para deputetëve lidhur me kodin e telekomunikacionit shtetëror, është përcjellë me debat të ashpër ndërmjet partive në pushtet dhe atyre opozitare.
Skena politike në Kosovë është koncentruar në zhvillimet e brendshme ndërkohë që ka lënë në hije përpjekjet për përmirësimin e imazhit të Kosovës, thonë ekspertët e të drejtës evropiane dhe të asaj ndërkombëtare në vend.
Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe analistët e çështjeve politike dhe të sigurisë, i kanë quajtur të papërgjegjshme deklaratat e Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Funksionalizimi ose jo i objektit të papërfunduar të faltores ortodokse serbe në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, ka nxitur debate të nxehta ditëve të fundit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se çështja duhet të lihet në dorën e ligjit. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse Serbe në Kosovë, shprehin mendimin se ky objekt duhet funksionalizuar për besimtarët ortodoksë.
Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ose edhe konsensus lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, përfaqësuesit e partive politike, të pushtetit dhe opozitës, kanë zhvilluar takim dhe do të vazhdojnë të takohen edhe në javët e ardhshme, ka thënë Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.
Dita ndërkombëtare e Demokracisë e gjen Kosovën pa demokraci të konsoliduar vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ata thonë se Kosova është në fazën fillestare të këtij konsolidimi, i cili ka stagnuar dhe është sa për të mbijetuar.
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës dhe zgjatjes së dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, ofrimit ndërmjet njerëzve dhe dashurisë së përbashkët njerëzore.
Deradikalizimi i personave që bartin ide radikale fetare dhe të ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm, është sfidë për institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në përgjithësi, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti do të bëhet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Bajram Gecaj, thotë se procesi do të nisë në vjeshtë dhe nëse serbët e veriut nuk kanë vullnet të regjistrohen, atëherë procesi do të dështojë.
Përhapja e ideve ekstremiste dhe radikale në burgje nga personat që vuajnë dënimin për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin dhe radikalizmin fetar, nuk është fakt i ri nëpër vende të ndryshme të botës dhe rreziku nga ky fenomen ekziston edhe në Kosovë, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend.
Lënda e historisë në shkollat në Kosovë, në të gjitha klasat dhe nivelet, mësohet sipas kurrikulave të miratuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Qeverisë së Kosovës. Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj, thotë se sivjet ka përfunduar ribotimi i teksteve, të cilat janë rishikuar për të përmirësuar lëshimet eventuale, por edhe gjuha e urrejtjes në këto tekste.
Në rubrikën e përjavshme për të rinj, VOX, të Radios Evropa e Lirë,të rinjtë thonë se situata e krijuar në skenën politike në vend, i demotivon të rinjtë, i hedh në harresë problemet reale, si dhe krijon ndasi në vet shoqërinë.
Mungesa e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës të ditës së enjte, në të cilën ishte paraparë votimi për ose kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ishte një nga arsyet pse projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshje, u tërhoq nga Qeveria e Kosovës nga rendi i ditës së kësaj seance.
Hendeku ndërmjet partive politike në Kosovë do të thellohet me tej në rast se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, arrihet të ratifikohet me dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës, vlerësojnë ekspertët e të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti dhe Vigan Qorolli.
Shfaq më shumë