Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Albanologët arbëresh nga Italia, edhe sivjet po marrin pjesë në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë. Albanologu Giovanni Belluscio (Gjovani Bellushi), profesor nga Kalabria, thotë se arbëreshët jetojnë në 7 krahina të Italisë së jugut, por edhe në pjesën qendrore dhe ata kanë interesim për seminarin.
Gjatë një viti nuk pa pasur shtetas të Kosovës që ka shkuar në luftëra të huaja, ndërkohë që janë shënuar tri raste të ndalimit të shtetasve të Kosovës që kanë tentuar të shkojnë në Siri dhe Irak, ka thënë Skënder Hyseni, ministër i brendshëm i Qeverisë së Kosovës.
Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili këto ditë po mbahet në Prishtinë, po marrin pjesë edhe dy studente të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Beogradit, Monika Mariq dhe Anja Zhivkoviq. Ato thonë se tashmë kanë mësuar mirë shqipen dhe komunikojnë edhe në rrugë me njerëz, të cilët i kanë pritur me shumë mirësjellje.
Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Gjatë vizitës në Kosovë, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës nacionale, e cila lidh dy qytete të Kosovës, Ferizajn dhe Gjilanin, me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.
“E njoftova nënpresidentin Biden se brenda një muaji ne do ta mirëpresim këtu kryeministrin Edi Rama, se do të mirëpresim edhe disa nga përfaqësuesit e shqiptarëev të Kosovës dhe Metohisë", tha kryeiministri Vuciq
Zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës, LDK-së dhe PDK-së, thonë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta luhatë stabilitetin e këtij koalicioni, pavarësisht kundërshtimeve ndaj demarkacionit nga ana e një numri deputetësh nga të dyja këto parti.
Në prag të debatit për Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përfaqësuesit e partive politike, por edhe njohësit e zhvillimeve politike, shprehen skeptikë për rezultatin e debatit.
Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë kusht për liberalizim vizash për Kosovën, por, ato rezultate vështirë se mund të konkretizohen deri në vjeshtë, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve kompetente dhe njohës të fushës së sundimit të ligjit.
Çështja e kërkesës së ambasadës turke në Kosovës për dënimin e gazetarit Berat Buzhala nuk është çështje e Prokurorisë së Shtetit, ka thënë Aleksandër Lumezi, prokuror i shtetit. Kërkesa e ambasadës turke ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë.
Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se kanë kërkuar që Serbia ta nxjerr nga Kushtetuta e saj Kosovën. Por, autoritetet e Serbisë kanë hedhur poshtë një mundësi të tillë. Njohësit e zhvillimeve politike, në Kosovë dhe në Serbi, nuk besojnë që në një të ardhme të afërt Serbia do ta korrigjojë preambulën në Kushtetutën e saj.
Përfaqësuesit e partive politike, në pushtet dhe opozitë, janë skeptikë se debati mbi demarkacionin me Malin e Zi, që pritet me 3 gusht, do të sjellë një konsensus të partive politike lidhur me këtë çështje. Përfaqësuesit e partive në pushtet, ndonëse për arsye të ndryshme, janë kundër që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Partitë opozitare nuk e përjashtojnë një gjë të tillë.
Në fshatin Lipë të Komunës së Zveçanit, i banuar me shqiptarë, kushtet e jetesës për banorët janë tejet të rënda, thonë përfaqësuesit e këtij fshati. Banorët merren kryesisht me blegtori, por nuk kanë mundësi që të fillojnë ndonjë biznes. Shumica e familjeve jetojnë me ndihma sociale.
Përderisa plan-programet mësimore brenda sistemit të arsimit të Kosovës, nuk përfshijnë lëndën e mësim besimit, në shkollat fillore dhe të mesme ku ndjekin mësimin nxënësit e bashkësisë serbe, kjo lëndë ligjërohet dhe është zgjedhore e obligueshme.
Partitë politike në Kosovë, të pushtetit dhe opozitës, thonë se reforma zgjedhore duhet të përfshijë ndarjen e zonave zgjedhore, listat e hapura dhe njëkohësisht edhe pastrimin e tyre. Por problemet politike në vend kanë penguar punimet rreth saj
Njohësit e zhvillimeve në Kosovë, vlerësojnë se debati mbi Demarkacionin me Malin e Zi, i cili organizohet nga Kuvendi i Kosovës, do të zhvillohet mbi bazën e argumenteve profesionale.
Serbia po investon fonde të rëndësishme në veri të Kosovës, thonë drejtuesit e të ashtuquajturave “organe të përkohshme” të Mitrovicës së veriut. Sipas tyre, për zbatimin e projekteve, për të cilat investon Serbia, nuk i kanë lejet nga autoritetet e Kosovës, sepse siç thonë ata, lejet e tilla nuk u nevojiten.
Në rast se Ligji për Demarkacionin me Malin e Zi, procedohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kthehet në Kuvend, për ta kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, thonë se i ashtuquajturi “Universitet i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë të veriut”, pritet të integrohet në arsimin e Kosovës brenda një viti.
Në kuadër të një vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka qëndruar të dielën në Prishtinë, ku është takuar, veç e veç, me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës.
Shfaq më shumë