Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Qindra qytetarë serbë nga pjesë të ndryshme të Kosovës u mblodhën të enjten në veri të vendit, duke parashtruar një varg kërkesash për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.
Me gjithë përpjekjet e REL-it, pak qytetarë në Mitrovicë të Veriut deshën të flasin publikisht për barrikadat e ngritura në pjesën veriore të Kosovës nga disa grupe serbësh. Ata që folën në mënyrë anonime, thanë se u duhet lëvizje e lirë.
Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rrugët në veri të Kosovës, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Për të tretën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan.
Të mësuar me tensione - kështu shprehen disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë. Në pjesën veriore të Kosovës - e populluar me shumicë serbe - ka ditë që është tensionuar situata.
Forca të shtuara policore vërehen në Mitrovicë të Veriut. Tensionet në këtë anë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë në rritje. Një natë më herët, në Zveçan, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i plagosur nga një sulm i armatosur.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Gentiana Alija Shala, inxhiniere e elektroteknikës, është gruaja e parë në Kosovë që udhëheq një kompani në sektorin e energjisë së ripërtërishme. Ajo projekton dhe dizajnon sisteme të paneleve diellore që gjenerojnë rrymë, si për ekonomi familjare, ashtu edhe për biznese.
Qytetarë shqiptarë dhe serbë të Kosovës e shohin pozitivisht marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe. Në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut thonë se ajo është në dobi të shtensionimit të situatës.
Shirat e furishëm që nisën të dielën e 20 nëntorit, përmbytën disa pjesë të Kosovës, duke dëmtuar shtëpi e rrugë. Istogu, me mbi 39.000 banorë, është ndër komunat më të goditura.
Nevenka Rikallo nga Graçanica - komunë me shumicë serbe afër Prishtinës - përpiqet të ndërgjegjësojë gra të komuniteteve të ndryshme në Kosovë që të mos heshtin përballë dhunës.
Të dielën e 6 nëntorit, në Mitrovicë të Veriut u mbajt një protestë nga qytetarë të komunitetit serb në Kosovë, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në intervistën për REL tha se propozim franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve mes Kosovës dhe Serbisë në dy faza.
Pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në veri të Kosovës thonë se nuk do t'i riregjistrojnë veturat e tyre me targat RKS, edhe pse autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se do të fillojnë me gjoba nga 21 nëntori. Nga data 1 nëntor, policia do të lëshojë qortime.
Të premten Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e radhës të qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës. Por, ky testim ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugë. Se si dukeshin rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së premtes, mund t’i shihni në fotografitë që kanë realizuar fotoreporterët e Radios Evropa e Lirë.
I parë nga Toka, eklipsi diellor manifestohet me Hënën, e cila kalon në mes të Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar plotësisht ose pjesërisht Diellin. Në Kosovë, ky fenomen ishte i pjesshëm dhe zgjati rreth dy orë. Eklipsi zgjoi interesimin e qytetarëve si dhe nxënësve që kishin dalë për ta parë nga sheshi i Prishtinës.
“Situata ishte shumë e errët… nuk mund të kishte lajme të mira… por më i dhimbshmi ishte lajmi për burgosjen e gjithë atyre protestuesve, pjesëmarrësve në demonstratat e vitit ’81”. Kështu kujton Besa Çejku Buçinca ndjesinë e asaj kohe si prezantuese lajmesh.
Shfaq më shumë