Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Mbahet edicioni i shtatë i “Vrapo Babadimër”

1
Fëmijët në rroba të Babadimrit, duke vrapuar në mini-maratonën “Vrapo Babadimër” në Prishtinë.

2
Një burrë e mbanë në krahë një vajzë të vogël të veshur në rrobat e babadimrit.

3
Fëmijët dhe të rritur duke vrapuar në shesh. Në prapavijë janë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshorten e tij.

4
Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, është nevojitur blerja e kostumeve të babadimrit, me qëllim që paratë të shkojnë për familjet në nevojë.