Në veri këmbëngulin në targa ilegale
Pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në veri të Kosovës thonë se nuk do t'i riregjistrojnë veturat e tyre me targat RKS, edhe pse autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se do të fillojnë me gjoba nga 21 nëntori. Nga data 1 nëntor, policia do të lëshojë qortime. Automjetet me targa të lëshuara nga Serbia, janë të paligjshme për Prishtinën zyrtare. Deri më tani, rreth 20 nga rreth 10.000 automjete me targa të tilla, janë riregjistruar me RKS, apo Republika e Kosovës.