Ndërlidhjet

Nën mbikëqyrjen e milicit: "Lajmin e fshihja në xhep të xhaketës"


Nën mbikëqyrjen e milicit: "Lajmin e fshihja në xhep të xhaketës"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:18 0:00

“Situata ishte shumë e errët… nuk mund të kishte lajme të mira… por më i dhimbshmi ishte lajmi për burgosjen e gjithë atyre protestuesve, pjesëmarrësve në demonstratat e vitit ’81, që ne i quajmë Pranvera Shqiptare e Kosovës”. Kështu kujton Besa Çejku Buçinca ndjesinë e asaj kohe si prezantuese lajmesh përpara publikut shqiptar. Thotë se puna nën censurën e ish-regjimit serb në Kosovë ishte shumë e vështirë dhe se nuk lejonte dhënien e lajmit në kohë reale. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Çejku Buçinca flet edhe për “kthesën” që mori televizioni në fund të viteve ’90 dhe për “lajmin e lirisë”, siç e quan ajo. Besa Çejku Buçinca u pensionua këtë tetor, pas punës mbi 40-vjeçare si gazetare dhe prezantuese lajmesh.

XS
SM
MD
LG