Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it janë parë në rrugë të Zveçanit pas intervenimit për t’i shpërndarë protestuesit serbë, të mbledhur për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi, por ata nuk u bindën.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar në kuadër të intervenimit kundër protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre.
Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale. Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill.
Merita Llukaci nga Gjakova ka pesë vjet që drejton një sallon perdesh në këtë qytet. Në vitin 2016, autoritetet gjermane e kthyen në Kosovë atë dhe familjen e saj, pasi nuk u dhanë leje për qëndrim.
Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”. Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme.
Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje.
Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve" të mërkurën ka hapur Ekspozitën e Holokaustit në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë është dedikim për qindra mijëra romë të ekzekutuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Tash e gati një çerek shekulli, ura mbi lumin Ibër ndan në dy pjesë Mitrovicën - jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe. Së voni, disa zyrtarë lokalë dolën me një nismë për rihapjen e plotë të urës, e cila u prit me reagime të ndryshme. Por, si erdhi deri te bllokimi i saj?
Pjesëmarrës të festivalit "Mirëdita, dobar dan" u mblodhën të enjten para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të ndezur qirinj në nder të viktimave nga një sulm vdekjeprurës më 3 maj në Beograd të Serbisë.Në këtë sulm u vranë tetë nxënës dhe një rojë.
Për dhjetë vjet, Elvedina Hajdari duroi dhunën e bashkëshortit, derisa vendosi ta raportonte në polici. Nëna e katër fëmijëve vazhdon të trokasë në dyert e policisë dhe gjykatës në Drenas për t’iu shpëtuar kërcënimeve, por edhe për të gjetur një strehë të sigurt.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, fituan dy parti shqiptare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, kandidatja e vetme nga komuniteti serb fitoi vetëm 5 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua pa asnjë incident, por me pjesëmarrje të ulët votuesish.
Disa qytetarë serbë që anketoi Radio Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut, thanë se nuk kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme lokale. “Nuk është në interesin e serbëve në Kosovë”, tha njëri prej tyre. Shqiptarë të anketuar thanë se kanë votuar dhe shfaqën besimin për një të ardhme më të mirë.
Një numër i vogël i qytetarëve është vërejtur paraditen e së dielës në qendrat e votimit në veri të Kosovës, ku po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale. Në këtë zonë, shumica e popullatës është serbe dhe ajo kundërshton pavarësinë dhe institucionet e Kosovës.
Edis Galushi, i cili i takon komunitetit rom në Kosovë, është profesor i gjuhës angleze, aktivist dhe aktor. Tridhjetekatërvjeçari nga Prizreni flet gjashtë gjuhë: përveç romishtes dhe anglishtes, edhe shqip, serbisht, boshnjakisht dhe turqisht.
Në Gjykatën Speciale për krime të dyshuara lufte në Kosovë nisi më 3 prill procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.
Të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova, qindra qytetarë u mblodhën më 3 prill në një protestë në Hagë, për të shprehur mbështetje për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
Të
Qytetarë shqiptarë dhe serbë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, e komentojnë në mënyra të ndryshme dakordimin e Kosovës dhe të Serbisë për të zbatuar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.
Shfaq më shumë