Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars për të diskutuar zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë video mund të mësoni se pse ky takim konsiderohet kaq i rëndësishëm dhe cilat janë pritjet.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Ohër më 18 mars, do të ketë rezultat ideal, atëherë ai pret që edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.
Xhyla Hoti Korpuzi, mësimdhënëse e Edukatës Fizike për gati dyzet vjet, ka katër muaj që është zgjedhur kryetare e fshatit Shalë - Komuna e Lipjanit. Ajo është gruaja e parë në këtë zonë që menaxhon një fshat.
Miniera e Magnezitit në Strezovc, Kamenicë, e privatizuar në vitin 2007, nuk arriti të rimëkëmbet. Ajo mbetet jashtë funksionit dhe gjithçka brenda saj duket e degraduar.
Dikur eksportuese xehesh, Miniera e Magnezitit në Strezovc - Kamenicë sot është e degraduar dhe jashtë funksionit. Ajo u privatizua më 2007, por u rikthye në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pasi nuk i përmbushi zotimet për investime dhe punësim.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Malbora Krajku nga Prizreni është klarinetistja e vetme grua që luan në disa orkestra shtetërore të Kosovës. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon pasionin për këtë instrument, që e ka shoqëruar qysh nga vegjëlia dhe e ka bërë pjesë të angazhimeve të shumta.
Nga anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare deri te mirëpritja e festivaleve dhe eventeve botërore, Kosovën e përcollën një sërë ngjarjesh që lanë gjurmë në historinë e saj 15-vjeçare si shtet.
Kosova shënon këtë 17 shkurt 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme.
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Egzon Syla, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë përvojën e shpëtimit të një vajze 2-vjeçare në Hataj të Turqisë, më 8 shkurt. Që nga 7 shkurti, një kontingjent i FSK-së është në kërkim të të mbijetuarve të tërmetit në një nga rajonet më të prekura në Turqi.
Disa qytetarë në Prishtinë shprehen kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si strukturë njëetnike me kompetenca ekzekutive. Ata thonë se duhet të gjendet një zgjidhje që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës, por që nuk e rrezikon as mbështetjen e SHBA-së.
Pedagogia Blerina Lila ka pesë vjet që ka themeluar një çerdhe private - të parën në Kosovë me programe pedagogjike ndryshe nga institucionet e tjera parashkollore.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.
Protestat kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, çështja e të pagjeturve, kriza energjetike, Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë, Parada e Krenarisë, thatësirat e vërshimet, ceremoni fetare, kriza në veri e ngjarje të tjera gjithandej nëpër Kosovë, nuk i shpëtuan objektivit të Radios Evropa e Lirë.
Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Pasditen e 29 dhjetorit nisi heqja e barrikadave të ngritura në veri të Kosovës. Për gati tri javë, grupe serbësh mbajtën të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.
Grupe të qytetarëve serbë shtuan edhe dy barrikada të reja në veri të Kosovës, duke bllokuar gati të gjitha rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Në këtë zonë ndodhen tashmë mbi dhjetë barrikada me mjete të rënda. Vendosja e tyre ka nisur më 10 dhjetor, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-pjesëtar serb të këtij institucioni, nën dyshimet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Shfaq më shumë