Ushtarë të lënduar të KFOR-it në Zveçan
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

1
Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

2
Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta dhe kokteje molotovi.në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthime.

3
Bartja e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të intervenimit me ç'rast u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

4
Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan, ku shihen disa të lënduar.