Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit në Zveçan
Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale. Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar që kryetarët e rinj dhe njësitë speciale policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu, në këmbim të tërheqjes së protestuesve në veri.