Zotimi i ri i Erdoganit për luftimin e gylenistëve në çdo "skaj të botës"
Your browser doesn’t support HTML5
Udhëheqësi i Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen, vdiq më 21 tetor në SHBA, por kjo duket se nuk do të ndalë luftën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kësaj organizate dhe njerëzve të saj. Vetëm një ditë pas vdekjes së Gulenit, Erdogan u zotua të luftojë këtë lëvizje, e cila ka shtrirje në rreth 150 vende të botës, përfshirë Kosovën.