Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar gjatë ditës së shtunë se në rrugët që çojnë në këto dy pika nuk ka më kamiona të protestuesve dhe nga aty është larguar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.
Your browser doesn’t support HTML5
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim dhe se gjendja i është kthyer normalitetit.
“Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore”, është thënë në njoftim.
Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.
Por, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.
Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se, nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, ky mision do të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe me mandatin që ka.
SHIKONI EDHE: KFOR-i do të qëndrojë për dy javë në Jarinjë dhe BërnjakI ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J.Giacobbe e quajti “përparim të mirë nga Kosova dhe Serbia” zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për zhbllokimin e dy pikave kufitare në veri të Kosovës.
“Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, në dy javë ne presim që operacionet kufitare të kthehen në normalitet. Është koha për të shfrytëzuar këtë momentum dhe për të rifilluar dialogun”, ka shkruar Giacobbe.
Pamje nga pika kufitare në Bërnjak
Your browser doesn’t support HTML5
Çfarë parasheh Marrëveshja për shtensionim të situatës në veri?
- Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
- Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
- Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me atë që kanë arritur delegacionet e tyre.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten, 30 shtator se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet, ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po atë ditë se për shtetin e tij “është e rëndësishme” që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.
Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 1 tetor se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për targat.
“Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300 mijë stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300 mijë stikersa po mendoj 300 mijë pako, për arsye se një pako i ka katër stikers, kaq sa nevojiten për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtëmujor ndërkufitar. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej gjashtë muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur”, ka thënë ai.
SHIKONI EDHE: Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetitSHBA e BE mirëpritën marrëveshjen për shtensionim të situatës
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J.Giacobbe ka thënë të enjten se arritja e kësaj marrëveshjeje dëshmon se riangazhimi në dialog sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.
“Lajm i mirë nga Brukseli - një shembull sesi riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Faleminderit i dërguari Lajçak për ndërmjetësimin dhe partnerëve në Kosovë dhe Serbi për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter, më 30 shtator.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin marrëveshjen për targatNdërsa zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili njëherësh është i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni është befasuar me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.
“Kosova ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por, u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por, këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, ka thënë ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.
SHIKONI EDHE: Escobar: Kosova ka pasur të drejtë në reciprocitet, por u befasuam me mënyrënNdërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.
“Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Borrell.
Zëdhënësja e NATO-s, ka thënë Oana Lungescu se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes.
SHIKONI EDHE: Kosova dhe Serbia mirëpresin KFOR-in në kufijDisa punonjës në institucionet e Serbisë, të cilat funksionojnë në Kosovë, kanë konfirmuar ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se ata janë "të detyruar" që me radhë të marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Ata kanë deklaruar se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë gjë, por kanë kërkuar që identiteti i tyre të mos zbulohet.
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kryetarët e komunave janë nga Lista Serbe, partia kryesore e formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar më 2013.
Nga subjektet politike serbe, kjo parti është e vetmja e përfaqësuar në institucionet qendrore të Kosovës.