Reuters
Irani gjatë kësaj jave ka kryer sulme me raketa ndaj tri shteteve të ndryshme: Irakut, Sirisë dhe Pakistanit. Ndërkaq, grupet militante që ai i mbështet kanë vazhduar të shënjestrojnë interesat amerikane dhe perëndimore dhe të luftojnë Izraelin.
Këto zhvillime kanë rritur frikën se konflikti mund të mbërthejë Lindjen e Mesme dhe të përhapet edhe në rajone të tjera.
*Video: Konflikti kalon kufijtë e Rripit të Gazës
Your browser doesn’t support HTML5
Pse Irani kreu sulme në Pakistan, Irak dhe Siri?
Sulmet e Iranit në Irak, Siri dhe Pakistan ishin në përgjigje të sulmeve të kryera në tokën e tij apo kundër caqeve iraniane.
Teherani tha të martën se ka lëshuar raketa kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), në Siri, në përgjigje të bombardimit që vrau dhjetëra njerëz gjatë një ceremonie përkujtimore të komandantit të vrarë, Qassem Soleimani, në Iranin qendror më 3 janar. Soleimani ishte arkitekti kryesor i rrjetit të bashkëpunëtorëve paraushtarak të Iranit në botën arabe. Ai u vra gjatë një sulmi me dronë të kryer nga Shtetet e Bashkuara më 2020.
SHIKONI EDHE:
Pakistani me sulme hakmarrëse ndaj IranitArrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në IranSulmet iraniane në Irak në po të njëjtën ditë shënjestruan ato që Irani thanë se ishin lokacione të spiunëve izraelitë, akuzë që Iraku e mohoi. Izraeli ka vrarë anëtarë të rëndësishëm të aleatit libanez të Iranit, Hezbollah, dhe të vetë forcës elite të Teheranit, Gardës Revolucionare, në Liban dhe Siri. Në Pakistan, media shtetërore iraniane tha se Irani ka shkatërruar dy baza të militantëve baluçë, Jaish al Adl, një grup me bazë në Pakistan që ka marrë përgjegjësinë për një sulm në dhjetorin e kaluar kur u vranë forcat iraniane të sigurisë. Si kundërpërgjigje, Pakistani të enjten kreu sulme ndaj militantëve separatistë brenda Iranit.
Ku janë të përfshirë Irani dhe bashkëpunëtorët e tij?
Nën udhëheqjen e Soleimanit, Irani krijoi një rrjet të forcave bashkëpunëtore në disa shtete arabe, të cilat u rritën në vitet pas pushtimit amerikan të Irakut më 2003 dhe kanë lulëzuar që atëherë.
Irani mohon se i drejton nga afër sulmet e bashkëpunëtorëve të tij, duke argumentuar se ata mund të veprojnë me vetiniciativë. Po ashtu, Teherani ka deklaruar se i mbështet gjerësisht veprimet e tyre kundër Izraelit dhe kundër Shteteve të Bashkuara.
Irani armatos dhe stërvit grupe që janë aktive në zonat e poshtëpërmendura:
Rripi i Gazës: Irani mbështet grupin palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe Xhihadin Islamik. Hamasi, që udhëheq Rripin e Gazës, kreu sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit ndaj Izraelit, që nxiti luftën aktuale në Lindjen e Mesme. Irani e ka paraqitur veten si udhëheqës të qëndresës palestineze kundër pushtimit izraelit. Hamasi po lufton kundër trupave izraelite në pushtimin e Gazës nga Izraeli.
SHIKONI EDHE: Kush është Hamasi?Irak: Teherani ka mbështetur militantët shiitë në Irak gjatë pushtimit amerikan dhe që atëherë ka mbajtur lidhje me këta militantë. Forcat e Mobilizimit Popullor me 150.000 pjesëtarë, janë një grupim i paramilitarëve irakianë, që janë të sanksionuar nga shteti. Ky grup ka armatime të rënda dhe grupe luftarake që janë besnike ndaj Iranit dhe kanë lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike të Teheranit.
SHIKONI EDHE: Irani kryen sulme në Irak dhe SiriForcat e Mobilizimit Popullor kanë sulmuar me raketa bazat amerikane përmes dhjetëra sulmeve në Irak dhe Siri. Uashingtoni është kundërpërgjigjur me sulme ajrore, përfshirë një sulm që la të vrarë një komandant në Bagdad.
Siri: Siria është një rrugë kyçe për transit që përdoret nga bashkëpunëtorët e Iranit për të lëvizur në Irak dhe Liban. Pasi nisi lufta civile siriane më 2011, Irani intervenoi për të mbështetur presidentin Bashar al-Assad, duke dislokuar këshilltarë të Gardës dhe luftëtarë nga Iraku, Pakistani dhe Afganistani. Hezbollahu libanez luftoi përkrah këtyre grupeve në mbështetje të Assadit. Luftëtarët vazhdojnë të jenë të dislokuar në mbarë Sirinë.
Liban: Hezbollahu është grupi militant më besnik ndaj Teheranit. I formuar në vitet ’80 për të luftuar trupat izraelite në Liban, ky grup ka një arsenal prej dhjetëra mijëra raketash dhe luftëtarë të stërvitur mirë, të cilët kanë luftuar për vite të tëra kundër islamikëve sunitë në Siri. Hezbollahu në baza ditor kryen sulme ndaj trupave izraelite përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.
SHIKONI EDHE:
Izraelit “po i humb durimi” me HezbollahunA ka rrezik që Hezbollahu ta përhapë konfliktin në Lindjen e Mesme?Jemen: Lëvizja rebele jemenase Huthi morën kontrollin e shumicës së territorit të Jemenit më 2004 dhe rebelët po luftojnë për pushtet kundër forcave të mbështetura nga sauditët në shtetin e Gjirit të mbërthyer nga lufta. Teherani fillimisht mbështeti Huthët në luftën e tyre kundër Riadit rival. Huthët – apo Ansar Allah, që është emri zyrtar i grupit – tani po sulmon me raketa Izraelin dhe anijet tregtare apo cisternat e naftës në Detin e Kuq. SHBA-ja u është kundërpërgjigjur këtyre sulmeve, duke shënjestruar caqet e Huthëve në Jemen.
SHIKONI EDHE:
Huthët e Jemenit: Kush janë dhe çfarë i lidh me Iranin dhe luftën në Gazë?SHBA-ja sërish sulmon Huthët në JemenA janë të lidhura sulmet me luftën në Gazë?
“Boshti i rezistencës” i mbështetur nga Irani – emri që Teherani dhe bashkëpunëtorët e tij përdorin për veprimet e tyre të bashkërenduara kundër armiqve të tyre – ka thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij që nga 7 tetori janë në përgjigje të bombardimeve të Izraelit dhe pushtimit të Gazës.
Huthët, Hezbollahu dhe grupet e tjera kanë sugjeruar se do të ndalin sulmet e tyre vetëm kur Izraeli të ndalë sulmet e tij ndaj palestinezëve.
SHIKONI EDHE: Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnëA i kanë të gjithë qëllimet e njëjta?
Irani dhe bashkëpunëtorët e tij ndajnë qëllimin e njëjtë për ndaljen e bombardimet e Gazës, dhe dëbimin një herë e mirë të trupave amerikane nga rajoni.
Përtej kësaj, grupet kanë edhe interesat e veta lokale.
Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, në një shtet ku ekonomia është në rënie të lirë. Ky grup kërkon të shmangë një përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit apo intensifikimin e veprimeve ushtarake të Izraelit, gjë që mund t’ia sfidojë pozicionin që ka në Liban.
Huthët kërkojnë të mbajnë kontrollin në Jemen dhe e kanë përdorur luftën e fundit si mjet për të vënë në pah aftësitë e tyre ushtarake dhe rëndësinë rajonale, sipas analistëve. Shkalla e saktë e kontrollit që Irani ka ndaj veprimeve të Huthëve është e diskutueshme.
Forcat e Mobilizimit Popullor janë pasuruar duke dominuar në pjesë të mëdha të shtetit dhe të ekonomisë në Irak. Grupet më besnike ndaj Iranit ndjekin urdhrat e Teheranit, por të tjerët kërkojnë edhe para dhe pushtet, dhe besojnë se një konflikt i ri rajonal mund të prishë dominimin e tyre në Irak, sipas disa zyrtarëve.
Hamasi befasoi Iranin dhe anëtarët e tjerë të “Boshtit të rezistencës” me sulmin e tij të 7 tetorit, sipas raportimeve të Reuters. Ky grup dëshiron t’i japë fund pushtimit izraelit dhe kërkon të sigurohet që çështja palestineze të mos harrohet, përderisa Izraeli krijon lidhje më të ngushta me shtetet arabe të Gjirit.
SHIKONI EDHE: ‘Boshti i rezistencës’: Rrjeti i Iranit për krijimin e kaosit dhe luftimin e armiqveÇfarë po ndodh në Iran?
Protestat mbarëkombëtare mbërthyen Iranin më 2022 dhe 2023 dhe bën që Qeveria t’i shtypte ato me brutalitet. Protestat ishin sfida më serioze për vite të tëra ndaj sundimit klerik shiit që doli pas revolucionit të vitit 1979 në Iran. Irani vazhdon të shtypë disidencën brenda vendit, por gjatë këtij muaji u përball me një sulm gjatë ceremonisë në kujtim të Soleimanit. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik.
Sulmet e kryer nga Jaish al Adl, një tjetër grup radikal sunit, kanë shtyrë shumë iranianë të kenë dyshime nëse Qeveria në Teheran mund të garantojë sigurinë e brendshme.
A mund të përfshihet Rusia në konflikt?
Në vitet e fundit, Rusia dhe Irani kanë thelluar lidhjet, të bashkuar në izolimin ndërkombëtar nën sanksionet e SHBA-së dhe në kundërshtimin e donimancës globale nga Amerika. Irani i ofron Moskës dronë të cilat ajo i përdor në sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Të dyja shtetet kanë intervenuar në Siri për të shpëtuar aleatin e tyre të përbashkët, presidentin Assad.
Rusia ka shprehur alarm për dhunën mes Iranit dhe Pakistanit. Por, megjithatë i ka bërë thirrje Teheranit dhe Islamabadit që të zgjidhin dallimet e tyre përmes diplomacisë.
SHIKONI EDHE:
Lufta në Gazë i ndërlikon marrëdhëniet e koklavitura Izrael-RusiA është lufta Izrael-Hamas mundësi apo problem për Rusinë?A mund të përshkallëzohet edhe më tej situata?
Zyrtarët perëndimorë dhe rajonalë, si dhe analistët, gjerësisht kanë vlerësuar se Irani dëshiron të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me SHBA-në apo Izraelin, por ka vullnet që të përdorë bashkëpunëtorët e tij që t’i mbajë ushtritë e këtyre dy shteteve të angazhuara në rajon.
Rreziku më i madh i përshkallëzimit qëndron në keqllogaritjet e ndonjë sulmi të kryer nga Irani apo bashkëpunëtorët e tij apo te SHBA-ja dhe aleatët e saj, për shembull, nëse ata do të vrisnin trupa amerikane.