Rryma në veri: Kur problemi i dikujt bëhet i të gjithëve
Your browser doesn’t support HTML5
Për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës - të banuar me shumicë serbe - e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit. Organet e drejtësisë kanë konfirmuar këtë muaj se qytetarët që kanë paguar më shtrenjtë për shkak të veriut, duhet të kompensohen, por si e kur, nuk është e qartë.