Policia, FSK-ja dhe kryeministri Kurti në thumb të lajmeve të rreme
Your browser doesn’t support HTML5
Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info. Institucionet për të cilat në media dhe rrjete sociale janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme janë Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personaliteti për të cilin janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme. Sa i përket konflikteve, më së shumti ka lajme të rreme për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Për të kuptuar më shumë detaje shikojeni këtë video shpjeguese.