Rohde: Në BE nuk pranojnë vende që nuk e njohin njëra-tjetrën
Your browser doesn’t support HTML5
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Ohër më 18 mars, do të ketë rezultat ideal, atëherë ai pret që edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë intervistë ai foli për propozimin evropian për normalizim dhe tha se njohja reciproke është kyçe në rrugën drejt BE-së, pasi theksoi se BE-ja nuk pranon vende që nuk e njohin njëra-tjetrën.