Ekrem Fazliu është montazhier dhe operator i studios në byronë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë.
"K’cimi i Tropojës" është futur zyrtarisht në Listën e UNESCO-s. Ky vallëzim ritmik shqiptar i shoqëruar me tupan, çifteli dhe fyell luhet zakonisht në festa tradicionale, përfshirë dasma, fejesa, ditëlindje e shumë ngjarje të tjera festive.
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë në punë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe “ky duhet të jetë ndër hapat e parë”.
Rijad Mehmeti, i cili vuan nga paraliza cerebrale, zgjohet çdo ditë me një synim të qartë: të punojë sa më shumë, për të krijuar një hapësirë të përshtatshme publike për personat me aftësi të kufizuara.
“Gjithmonë ka nevojë që njerëzit të njihen”, thotë Idro Seferi, gazetar nga Kosova me bazë në Beograd. Ai është autor i një filmi ndërkombëtar me dy episode: “Kosovë: Hera e Parë” dhe “Serbi: Hera e Parë”, që u shfaq para publikut në Prishtinë të martën e 18 prillit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me lidershipin e Bashkimit Evropian për të arritur një rezultat që nëse Kosova i kryen, i respekton zotimet në këtë dokument (marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë)...
Ekipet e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundërshtuan më 4 dhe 5 prill provat e prokurorisë speciale në Hagë, të paraqitura në procesin gjyqësor kundër tyre.
Në dyqane e lokale të ndryshme, qytetarë nga Skenderaj dhe banorë të fshatit Burojë, që është vendlindja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën kanë përcjellë fillimin e gjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shpella e Gadimes – Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë, ndodhet në fshatin Gadime e Ulët në Komunën e Lipjanit. Ajo është zbuluar më 1967 nga banori i fshatit Ahmet Asllani. Pas zbulimit, shpella dhe sipërfaqja përreth saj prej 38.6 hektarësh është marrë nën mbrojtje ligjore.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Ohër më 18 mars, do të ketë rezultat ideal, atëherë ai pret që edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.
Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” në Rahovec hapi qindra vende të reja pune, pasi u privatizua në vitin 2006. Me kapacitet prodhimi deri në 13 milionë litra verë në vit, ajo eksporton në Gjermani, Angli, Austri, Zvicër e SHBA.
Qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur ftesës së një organizate turke në Prishtinë për të dërguar ndihma për banorët e vendbanimeve të prekura nga tërmetet në Turqi. Ndihmat e para, përfshirë rroba, batanije dhe të holla, tashmë kanë mbërritur në Turqi.
Ditë më parë disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime që dëmtuan qindra shtëpi, në veçanti në Skenderaj, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Klinë dhe Istog.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt.
Shtëpitë e disa banorëve në Kosovë kanë pësuar dëme të mëdha pas vërshimeve që nisën të enjten, si pasojë e reshjeve të shiut. Ndër komunat më të prekura janë Skenderaj, Mitrovica e Jugut dhe Istogu.
Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë 19 janarit kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore në disa komuna të Kosovës. Fotografitë tregojnë gjendjen pas përmbytjeve, më 20 janar.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.