Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Vërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme

1
Nga 15 mijë pula sa kishte ferma “Golden Eggs”, në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, mbi 12 mijë kanë ngordhur si pasojë e vërshimeve, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, pronari i pularisë, Liridon Geci.

2
Sipas Gecit, me të ardhurat nga kjo pulari siguronte ekzistencën e familjes së tij.

3
Nga data 19 janar, kur edhe kanë nisur vërshimet, pulat e ngordhura kanë mbetur brenda fermës, në pamundësi për t'i larguar dhe asgjësuar ato.

4
Geci ka thënë se, në bashkëpunim me zyrtarë komunalë, gjatës 24 janarit pritet të bëhet groposja e pulave.