Pasojat nga vërshimet në Kosovë
Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë 19 janarit kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore në disa komuna të Kosovës. Fotografitë tregojnë gjendjen pas përmbytjeve, më 20 janar. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një zonë e përmbytur në Mitrovicën e Jugut.

2
Dëmet nga vërshimet në Llaushë të Skenderajt.

3
Banorët duke qëndruar mes një rruge në një lagje të përmbytur në Mitrovicën e Jugut.

4
Pasojat nga vërshimet në zonën rreth stadiumit të futbollit në Skenderaj.