Bllokadë e konfuzion në kufirin Kosovë-Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Shoferë kamionësh në territorin e Serbisë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt tri pikave kufitare me Kosovën, Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, që nga mbrëmja e 19 qershorit, duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalojnë nëpër territorin serb. Bllokimi i rrugëve është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për të ndaluar hyrjen në Kosovë të kamionëve me targa të Serbisë dhe atyre që bartin mallra serbe. Pikat e tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, kanë funksionuar normalisht.