Bislimi: Plani franko-gjerman për zgjidhjen e kontesteve Kosovë-Serbi, në dy faza
Your browser doesn’t support HTML5
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në intervistën për Radion Evropa e Lirë tha se propozim franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve mes Kosovës dhe Serbisë në dy faza. Ai tha se pala kosovare i ka bërë tashmë propozimet e veta në lidhje me të dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’ua transmetojë ato krerëve të Gjermanisë dhe Francës, në Berlin, më 3 nëntor.