Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se nga takimet e fundit, të cilat janë zhvilluar në Bruksel lidhur me sigurimin e automjeteve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shpejt mund të arrihet marrëveshja ndërmjet dy vendeve.
Zëvendëskryeministrja në largim e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, thotë se qëndrimet e palëve në takim kanë qenë të përafërtat, por nuk ka pasur një marrëveshje konkrete.
“Gjërat janë afruar shumë, jemi shumë afër marrëveshjes. Unë pres që diku në pjesën e dytë të qershorit të kemi një takim trepalësh, ku do të marrë pjesë edhe pala serbe dhe pres që do të arrijmë marrëveshje apo një memorandum bashkëpunimi në mes të byrosë së Kosovës dhe asaj të Serbisë me garantimin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Byrove Evropiane”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Tahiri.
Ajo sqaron se një marrëveshje e tillë do të krijojë kushte që sigurimi i automjeteve kufitare të zgjidhet sipas modeleve që ka Kosova me shtetet fqinje.
Kryesuesja e delegacionit nga Kosova, Edita Tahiri, thotë se një marrëveshje e tillë do të lehtësonte tarifat për sigurimin e automjeteve. Ajo përmend edhe f aktin se të pakënaqur me këto çmime janë, si qytetarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Serbisë.
“Unë jam optimiste se do të arrihet marrëveshja për sigurimet kufitare, e cila synon lehtësimin e tarifave për sigurimin e automjeteve, sepse deri tash tarifat janë shumë të larta për qytetarët e shtetit tonë dhe qytetarët e shtetit fqinj, Serbisë”, thekson Tahiri.
Kurse, ministri në largim i Diasporës, Ibrahim Makolli, konsideron se mosarritja e një marrëveshjeje të tillë dhe vonesa e saj ka dëmtuar në masë të madhe kosovarët si brenda, ashtu edhe ata në mërgatë. Për më tepër Makolli konsideron se kjo çështje është shumë e vonuar.
“Jam shumë i bindur se kjo çështje është neglizhuar deri tash në masën bukur të mirë. Nuk kemi qenë shumë këmbëngulës edhe nuk është shikuar si një nevojë edhe domosdoshmëri e prioritet. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur. Është detyrim i yni i të gjitha këtyre institucioneve, Bordit nacional të kartoni të gjelbër, Bankës Qendrore, autoriteteve të tjera që të krijojnë të gjitha kushtet në mënyrë që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij rrjeti”, shprehet Makolli.
Kosova ende nuk është pjesë e në Këshillit të Byrove Evropiane, në Bruksel që siguron Kartonin e Gjelbër, si policë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shteteve e Evropës.
Edita Tahiri thotë se në takimin e fundit në Bruksel është biseduar edhe për këtë çështje. Sipas saj, në takim është kërkuar rritja e kapaciteteve profesionale të Byrosë së Sigurimeve, krijimi i një fondi garantues dhe disa kritere të tjera.
“Mund t’ju them se disa nga këto kritere tashmë Kosova i ka plotësuar, por janë edhe disa të tjera siç është rritja e kapaciteteve profesionale, krijimi i një fondi garantues, të cilin e bën çdo shtet që aspiron për të marrë fillimisht një status kalimtar, e pastaj për t’u bërë edhe anëtar i plotë”, shpjegon zëvendëskryeministrja në largim Tahiri.