Miratimi eventual i një rezolute të re për Kosovën, të cilën autoritetet e larta të Serbisë e kanë paralajmëruar, si pozicionim të ri serb karshi Kosovës, dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, nuk mund të ndikojë në ndryshimin e këtyre marrëveshjeve, pa pasoja për Serbinë, vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Autoritetet serbe kanë theksuar se me një rezolutë të re për Kosovën do të vazhdonte procesi i normalizimit të raporteve, siç kanë thënë ata, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Por, sipas tyre, rezoluta e re do të miratohet “për shkak të ndryshimit të disa rrethanave dhe hapjes së çështjeve të reja”, me të cilat nënkuptohet reduktimi dhe transformimi i misionit të EULEX-it pas 15 qershorit, si dhe paralajmërimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se nuk mund të ketë ndryshim të njëanshëm të Marrëveshjes së 19 prillit, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të cilën ai e cilëson si marrëveshje ndërkombëtare.
“Asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ndryshohet pa pajtimin e të dyja palëve. Në këtë rast, kur kemi dy e më tepër palë, paraprakisht edhe pse iniciohet procedura nga njëra palë, atëherë duhet të merret edhe pozicioni i palës tjetër, për t’u futur në ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Profesor Hoti beson se paralajmërimet e autoriteteve serbe për rezolutë të re, më tepër kanë përmbajtje të natyrës politike dhe janë për konsum të brendshëm.
Analisti i çështjeve politike, Ardian Arifaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ende nuk dihet përmbajtja e saktë e një rezolute të tillë dhe a do të jetë ajo obliguese për institucionet serbe.
Por, sidoqoftë, sipas tij, për moszbatim eventual të marrëveshjeve të deritashme me Kosovën, Serbia mund të përballet me pasoja.
“Sigurisht që i përket secilit shtet që të vendosë se a do t’i zbatojë ose jo marrëveshjet që i ka nënshkruar ndonjëherë, por gjithmonë duke e ditur që mosrespektimi i marrëveshjeve i ka edhe konsekuencat e veta”.
“Në këtë rast, për Serbinë duhet të vlejë rregulla që nëse nuk i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, e të cilat i garanton edhe Brukseli, por në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe Uashingtoni, atëherë do të duhej të kishte pasoja edhe për Serbinë. Këto pasoja eventuale duhet t’i bëhen shumë të qarta Serbisë”, vlerëson Arifaj.
Sipas analistit Arifaj, marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po aq sa janë në interes të këtyre dy vendeve, janë në interes edhe të bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkon stabilizimin e Ballkanit.
Çdo ngecje në zbatimin e marrëveshjeve, siç vlerëson ai, do të ketë pasoja për Ballkanin.
Megjithatë, profesor Hoti shpreh mendimin se Marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, ka nevojë për ndryshime, që do të ishin në përputhje me momentet e caktuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por për të cilat, do të duhej të pajtoheshin të dyja palët, Kosova dhe Serbia.
“Tashmë është krejtësisht e qartë që rruga ose procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, kalon nëpër disa faza. Sa më afër që shtetet i afrohen anëtarësimit të plotë në BE, ato aq më tepër duhet t’i eliminojnë të gjitha pengesat dhe të jenë pjesë, domosdoshëm, e një bashkëpunimi rajonal”.
“Në këtë dritë, mendoj që çfarëdo marrëveshje ose çfarëdo ridizajnimi i pozicionit të Qeverisë serbe, në këtë rast edhe të presidentit serb, duhet të reflektojë dëshirën e tyre për të qenë pjesë e BE-së dhe në këtë drejtim, për të relaksuar edhe më tej raportet, për të përfunduar me njohje të Kosovës”, thekson Hoti.
Analisti Arifaj vlerëson se tash për tash i nevojshëm është ndryshimi i rrethanave për zbatimin e marrëveshjeve dhe jo ndryshimi i vetë marrëveshjeve.
“Çdo marrëveshje, pa marrë parasysh se sa shihet si statike, në fakt, ka mundësi për t’u ndryshuar. Por, ajo që është më e rëndësishme në rastin e marrëveshjeve, është jo të ndryshojnë marrëveshjet, por të ndryshojnë rrethanat, në të cilat po zbatohen marrëveshjet”.
“Pra, do të ishte shumë e mirëseardhur për rajonin dhe për perëndimin që çfarëdo ndryshimi, qoftë në Kosovë, qoftë në Serbi, të jetë në fakt ndryshim pozitiv, sepse e krijon një ambient shumë më të përshtatshëm dhe shumë më të favorshëm për zbatimin e marrëveshjes”, potencon Arifaj.
Sidoqoftë, autoritetet serbe kanë theksuar se edhe në rast të miratimit të një rezolute të re për Kosovën, politika e Serbisë ndaj saj, siç është thënë, në principet bazë dhe qëllimet shtetërore, nuk do të ndryshojë.