Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, të hënën në Bruksel mbahet takimi i radhës në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Agjenda e këtij takimi, sipas këshilltarit të parë të kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku do të jetë vazhdimi i negociatave për modalitetet e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit, e që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve të drejtësisë në veriun e Kosovës.
Po ashtu, Çollaku thotë se do të bëhet edhe një analizë për segmentet tjera të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.
“Agjenda e këtij takimi do jetë vazhdimi i negociatave për arritjen e modaliteteve teknike për zbatimin e Marrëveshjes së 9 prillit, që ndërlidhet me funksionimin e institucioneve të drejtësisë në veriun e Kosovës dhe gjithashtu do të bëhet edhe një analizë e procesit të zbatimit të marrëveshjes në segmentet e tjera, e që ndërlidhet me zbatimin në tërësi të Marrëveshjes së 19 prillit”, thotë Çollaku për Radion Evropa e Lirë.
Takimi i 31 marsit në Bruksel, është i 23-ti me radhë në këtë nivel, por i pari pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Kështu që, nga pala serbe, krahas kryeministrit në largim, Ivica Daçiq, ftesa i është drejtuar edhe kryeministrit të ardhshëm Aleksandar Vuçiq.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi sollën ndryshime politike në atë vend. Megjithatë, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku nuk pret që pala serbe të ndryshojë pozicionin e saj në negociata, ngaqë edhe kryeministri i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i përfshirë në negociata dhe marrëveshjet e arritura.
Ndërkohë, kryeministri në largim i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë mediave në Beograd se takimi i nesërm në Bruksel pritet të jetë mjaftë i vështirë.
“Bisedime që kanë të bëjnë me gjithë atë që nuk kemi arritur marrëveshje deri më tani apo ato çështje që duhet të zbatojmë nga marrëveshja tashmë e arritur”, ka thënë Daçiq.
Përveç funksionimit të Gjyqësorit në veri dhe themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Daçiq ka shprehur interesim që në këtë takim të hapet për diskutim edhe çështja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë dhe modalitetet e pjesëmarrjes së komunitetit serb.
Në anën tjetër, në një analizë të gjithë procesit të zbatimit të Marrëveshjes së 19 Prillit, Bekim Çollaku thotë se ka pasur vonesa, por të cilat, sipas tij, janë produkt i sjellës së palës serbe.
“Ne e kemi pranuar që tashmë jemi vonë në zbatimin e Marrëveshjes së 19 Prillit në fushën e drejtësisë, mirëpo këto zvarritje dihet që kanë ardhur nga pala e Serbisë dhe presim që këto zvarritje që kanë ekzistuar deri më tash, të tejkalohen përfundimisht dhe të fillojmë konkretisht zbatimin në praktikë”, deklaron Çollaku.
Sidoqoftë, Çollaku pret që pala serbe të reflektoj në përshpejtimin e zbatimit të obligimeve që ka marrë me Marrëveshjen e Brukselit, marrë parasysh edhe faktin që përparimet e saj në negociatat për integrim në Bashkimin Evropian, ndërlidhen edhe me përparimet në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën.
“Ata janë të vetëdijshëm që nuk mund ta shmangin në asnjë mënyrë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje në tërësi. Në përputhje edhe me procesin e anëtarësimit në BE, ne presim që të ketë një konsistencë dhe seriozitet më të madh të Serbisë në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe në devotshmërinë e tyre për të arritur edhe marrëveshje tjera, të cilat do të shpijnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shton ai.
Takimet në nivelin politik dhe teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po i ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Ato kanë sjellë si rezultat arritjen e disa marrëveshjeve në nivelin teknik.
Kurse, më e rëndësishmja mbetet ajo e arritur në nivelin politik më 19 prill të vitit 2013, si marrëveshja e parë në procesin e gjatë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi ndërmjet dyja vendeve nga Brukseli është vënë si një parakusht për procesin e integrimin e tyre në kuadër të BE-së.