Shkalla e lartë e inflacionit, e cila gjatë vitit që lamë pas, kishte përcjellë Kosovën, po vazhdon të ndikojë në uljen e standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin dhjetor të vitit 2013, tregojnë se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.3 për qind krahasuar me muajin nëntor.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2013, krahasuar me muajin dhjetor 2012 ishte 0,5 për qind.
Qytetarët thonë se është bërë gati e papërballueshme ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit.
Sabit Nimani, pensionist, tregon se për familjen e tij prej gjashtë anëtarësh dhe me vetëm një të punësuar, ka bërë që të ulet fuqia blerëse dhe në këtë mënyrë të ulet standardi jetësor.
“Çdo muaj ka ngritje të çmimeve, është e pabesueshme si ndodh kjo. Produktet e konsumit apo ato elementare, kanë ngritje dhe mendoj që në një të ardhme të afërt do të jemi në një pozitë shumë më të palakmueshme se sa kjo që jemi tani”, thotë ai.
Inflacioni, i cili po godet Kosovën, sipas njohësve të çështjeve ekonomike është vlerësuar se është inflacion i importuar. Derisa Kosova shumicën e produkteve i importon nga tregjet ndërkombëtare, çdo ngritje e çmimeve në botë, do ta godasë edhe Kosovën.
Një problem karshi inflacionit janë pagat e ulëta të qytetarëve të Kosovës.
Vendet e zhvilluara aplikojnë praktika tjera karshi inflacionit. Nëse shkalla e inflacionit, është 2.5 për qind, atëherë me automatizëm të gjitha pagat në sektorin publik dhe privat ngrihen për 2.5 për qind, mirëpo ajo nuk quhet ngritje, por vetëm quhet nivelizim i pagave në raport me inflacionin.
Por, kjo mënyrë ende nuk praktikohet në Kosovë.
Zenel Svarça, qytetar nga Prishtina, i cili punon në një kompani ndërtimore thotë se ka një pagë mesatare, por që krahasuar me çmimet që janë, e ka të vështirë ta mbulojë muajin.
“Shtrenjtim ka shumë, pagat e ulëta, më së shumti 170 euro... nuk e di si po ia dalin qytetarët. Në anën ,tjetër ka shumë papunësi dhe në një familje që punon vetëm një anëtar, është më se e vështirë t’ia dalësh mbanë çdo muaj”, shton ai.
Çmimet e larta për Sinan Vokshin, pensionist, po godasin më së shumti ata që kanë të ardhura të ulëta.
“Më së shumti ndikojnë te ne, pensionistët, që kemi pensione shumë të ulëta, pasi që ata që kanë të ardhura më të larta, nuk e vërejnë këtë inflacion”, pohon ai.
Ndryshe, ngritje e Indeksit të çmimeve të konsumit, sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave të Kosovës vërehet te perimet, drithërat, qumësht dhe vezët.
Ngritje e çmimeve vërehet edhe te mishi, pemët dhe duhani.