Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka raportuar të mërkurën para komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Ministri Hoxhaj është përballur me numër të madh të pyetjeve nga kryetari i komisionit dhe anëtarët e tjerë lidhur me punën që bën kjo ministri në rrafshin diplomatik.
Pyetjet e anëtareve të komisionit kryesisht kishin të bënin me, siç thoshin ata, parregullsitë dhe shkeljet e ligjit që është duke i bërë ministri dhe ministria në përgjithësi.
Veç tjerash, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj nuk ka mundur të sqarojë saktësisht se sa është numri i shteteve që kanë njohur deri më tash pavarësinë e Kosovës.
“Sa u takon njohjeve të Ugandës dhe Nigerisë, ne kemi marrë shkresa nga dy presidentët e këtyre vendeve dhe në komunikimin që unë kam pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Ugandës, ai ka thënë që Uganda nuk e ka njohur Kosovën. Kur unë i kam thënë që e kam shkresën e presidentit tuaj, ai më ka thënë që atëherë presidenti ju paska njohur. Por unë një gjë ju premtoj, që në janar të vitit 2014 ne do ta kemi një listë përfundimtare dhe do të trajtohet edhe çështja e këtyre dy njohjeve”, deklaroi Hoxhaj.
Kryetari i komisionit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar një pasqyrë financiare për shpenzimet kapitale që ka bërë kjo ministri, por edhe për ato të pagave dhe mëditjeve.
Kurti tha se edhe pse disa herë janë kërkuar këto dokumente dhe raportime, as më herët dhe as tash nuk janë sjellë para komisionit.
“Është rritur numri i të punësuarve nga viti 2012 në vitin 2013 në MPJ. Tash në vitin 2014 parashihet numri i njëjtë i të punësuarve, mirëpo shihet rritje e buxheti edhe sa përket mallrave dhe shërbimeve, edhe pagave dhe mëditjeve. Duhet të na përgjigjet se cila është struktura e kësaj rritjeje. Pra, pse po vazhdojnë të rriten këto. Një gjë tjetër e rëndësishme është se ai e pranoi që i ka të dhënat e vjetra në MPJ, në ueb faqen zyrtare, dhe kjo është e papranueshme pasi që në televizion deklaron se na kanë njohur njëqind e kusur shtete, e aty ku është dokumenti zyrtar e lë vetëm 96”, tha Kurti pas takimi në komision.
Kurti ka përmendur emrat e disa zyrtarëve të cilët janë duke ushtruar nga dy poste në Ministrinë e Jashtme që sipas tij është shkelje e ligjit.
“Është e qartë se një numër i madh i departamenteve politike të MPJ-së janë zyrtarë me kontratë ose akt emërim dhe në të njëjtën kohë janë me pozita ushtruese të drejtorit të departamenteve. Dhe këtu ka qartazi shkelje ligjore”, tha Kurti.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka hedhur poshtë deklaratat se ministria nuk është duke respektuar ligjet.
“Absolutisht jo. Nëse, reduktohet politika e jashtme në punësimin e 20 vetëve prej 223 sa i ka shërbimi i jashtëm, mendoj se ja bëjmë një shërbim jo të mirë vendit tonë. Temat strategjike janë strategjike, e nëse në 3 orë debat, debatojmë për 20 veta që 3 vjetët e fundi dhe nuk e kemi një qasje më afatgjate se ku po duam të mbërrijmë, kjo për mua është shqetësuese”, tha ministri Hoxhaj pas raportimin në komision.
Nga ana tjetër ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, anëtar i komisionit nga LDK-ja tha se raportimi i ministrit para anëtareve të komisionit është i papranueshëm, pasi që sipas tij, ajo që u dëgjua ishte një konstatim.
“Informata që dalin nga MPJ, dhe ju ministër do të na tregoni nëse është ashtu ose jo, flasin për shkelje të rënda të ligjit që bëhen me rastin e punësimeve të ndryshme. Shkelje të rënda përkatësisht mosrespektim të vendimeve të gjykatave, kur gjykatat kthejnë vendime të caktuara etj.”, theksoi Hyseni.
Sido që të jetë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, para komisionit shpjegoi se Kosova gjatë këtij viti është njohur nga 8 shtete, dhe ka lidhur marrëveshje bilaterale me 150 shtete.
Sa i takon marrëdhënieve bilaterale dhe marrëveshjeve diplomatike, Hoxhaj tha se prioritet mbi prioritetet do të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.