Në Komisionin për Punë të Jashtme, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behxhet Pacolli, derisa ka raportuar për punën e tij, për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Kosovë, ka thënë se Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, është njohur nga 99 shtete.
“Jam krenar që sot kemi afër 100 njohje. Kemi 99 njohje “, ka thënë Pacollli në fillim të prezantimit të punës së tij para komisionit.
Ndryshe, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në ueb-faqen e saj, numri i njohjeve është 96.
Kjo ka bërë që anëtarët e komisionit, pjesën më të madhe të pyetjeve dhe debatit, ta zhvillojnë në këtë drejtim.
Nigeria, Gana, Uganda dhe Mali, ishin shtetet, për të cilat u diskutua në komision rreth asaj se e kanë njohur apo jo shtetin e Kosovë këto vende.
“Nigeria na ka njohur de facto po, de jure jo. Uganda është një shtet, i cili pranon pasaportat e Kosovës, pranon që vizat të jepen në aeroport dhe nuk e kundërshton shtetin e Kosovës”, ka shpjeguar Pacolli.
Gjatë këtij raportimi është zhvilluar një debat me ngritje zëri nga ana e zëvendëskryeministrit Pacolli në drejtim të ish-Ministrit të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pacolli ka akuzuar deputetin Skënder Hyseni, se në kohën e tij, si ministër, në disa raste kishte bllokuar njohjet e reja për vendin.
Behxhet Pacolli në kohën kur ka qenë në opozitë në vitin 2009, kishte njoftuar për njohjen nga Papua Guinea e Re. Por, kjo njohje kishte ndodhur tek në vitin 2012.
Për vonesën e kësaj njohjeje, Pacolli ka fajësuar Hysenin. Ndërsa, ky i fundit ka thënë se nota verbale, të cilën e kishte prezantuar Pacolli, në atë kohë dhe të cilën e kishte edhe sot në komision, ka thënë se nuk ishte notë verbale.
“Papua Guinea e Re, Kosovën e ka njohur vjet, e jo më 2009. Dhe, unë e kam lutur atëherë zotin Pacolli që të mos e publikojë një letër, e cila nuk është njohje”, ka thënë Hyseni.
Kurse, Pacolli është përgjigjur:
“Zoti Hyseni, ju keni thirrur atë ditë ambasadorin e Anglisë se është dashur ju të dini për atë njohje. Dhe, këtu mbaron çdo gjë, dhe ju e keni bllokuar këtë njohje ashtu siç e ke bllokuar personalisht, njohjen nga Salvadori. Dhe, unë po them se ka pasur njohje po ju e keni ndalur atë”.
Pacolli dy herë ka kërkuar nga kryetari i komisionit, Albin Kurti, që debati të zhvillohet në mënyrë të qetë, derisa ka pasur ndërprerje të fjalimeve të zotit Pacoli nga disa anëtarë të komisionit.
Numri dy Qeverisë së Kosovës, ka kritikuar ish- ministrin Hyseni se pse nuk po lobon për vendin, derisa ka kontakte dhe njohuri diplomatike, kurse ky i fundit i është përgjigjur se “nuk kam biznese si ju”.
Anëtarët e Komisionit, kanë shtruar pyetje të shumta, si ato për moskordinimin e Pacollit me Ministrinë e Jashtme. Por, Pacolli ka deklaruar se koordinimi është në nivelin e duhur.
Pacolli, i cili është i ngarkuar edhe për të sjellë investime të huaja në Kosovë, duke debatuar në këtë drejtim me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj - Bujupi, ka përmendur një investitor të huaj, i cili ka hapur fabrikë në Gjakovë, por që është keqtrajtuar nga partia në pushtet në atë komunë.
“Sa i takon investitorëve, nuk jam magjik që t’i sjell investitorët. Ne ua kemi sjellë në Gjakovë fabrikën që prodhon galanteri. Njerëzit tuaj e kanë rrahur njeriun në Gjakovë. Tre muaj është dashur qëe ai njeri të largohet nga vendi dhe të kthehet prapë. Ju e dini fatkeqësinë që e keni bërë, prandaj mos bëni zë sepse duhet kohë për ta riparuar atë”, është shprehur Pacolli.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka përsëritur se pjesën më të madhe të shpenzimeve gjatë lobimit i mbulon nga buxheti i tij, pa prekur paratë e buxhetit të Qeverise së Kosovës. Ai ka thënë se për dy vjet nga buxheti i Kosovës ka shpenzuar më pak se 100 mijë euro, kurse nga buxheti i tij siç ka thënë ai, disa miliona euro.