Në komunat veriore të Kosovës nuk ka klimë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, vlerësojnë analistë dhe zyrtarë të përfshirë në procesin zgjedhor.
Me Marrëveshjen e 19 prillit Prishtina dhe Beogradi kanë harmonizuar qëndrimet që edhe komunat veriore të marrin pjesë në zgjedhje, por autoritetet e të dyja vendeve, vlerësohet se nuk kanë arritur të adresojnë mesazhe të qarta te popullata lokale në lidhje me procesin elektoral.
Madje, në veri subjektet që bëjnë thirrje për bojkot po ndërmarrin një fushatë më të madhe kundër pjesëmarrjes në zgjedhje, krahasuar me subjektet e interesuar për këtë proces.
Kryesuesja e Zyrës Administrative për Mitrovicën veriore dhe kandidatja për kryetare të kësaj komune që do të formohet pas zgjedhjeve, Adriana Hoxhiq thotë se rrethanat e sigurisë nuk premtojnë një ambient të qetë për mbajtjen e procesit demokratik elektoral në veri.
“Situata e sigurisë nuk garanton aso kushtesh në të cilat do të mund të prisnim që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre”, thotë Hoxhiq.
Ajo fton organet e sigurisë, jo vetëm Policinë e Kosovës por edhe KFOR-in dhe EULEX-in që të marrin një rol më aktiv në mënyrë që të garantojnë një siguri të qëndrueshme gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve dhe fazës konstitutive të institucioneve lokale.
Ndërkohë, Naim Rashiti nga Grupi i Ballkanit për Politika thotë se në veri nuk ka një qartësi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit.
Pasiguria te serbët lokal, është rritur për faktin se këto do jenë zgjedhjet e para që do të organizohen sipas ligjeve të Kosovës pas funksionimit paralel të komunave të atjeshme për 14 vjet me radhë.
Rashiti fton në rend të parë liderët politik që të jenë më afër popullatës për të qartësuar procesin.
“Do të duhej krijuar një ambient krejtësisht ndryshe për të pretenduar për një palë zgjedhje të suksesshme e demokratike në veri. Situata është shumë e pasigurt dhe konfuze mes njerëzve. Po ashtu, duhet shtuar se një pjesë e popullatës atje me ngulm dhe në mënyrë agresive kundërshton si pjesëmarrjen në zgjedhje ashtu edhe procesin e integrimit në institucionet e Kosovës”, thotë Rashiti.
Mungesa e një kompromisi midis serbëve lokal që deri vonë kanë drejtuar institucionet paralele në veri dhe Beogradit zyrtar rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, e ka rënduar edhe më shumë situatën, thotë në anën tjetër, drejtoresha e Qendrës për Politikë dhe Avokim, Shqipe Pantina.
Sipas saj, jo vetëm gjatë fushatës kur mund të ketë shumë probleme në veri, por edhe ditën e votimeve, qytetarët mund të ballafaqohen me presione nga të dyja palët.
“Nëse kem parasysh përvojën e deritashme, unë mendoj që dalja në zgjedhje do të jetë e imponuar edhe tek qytetarët. Do të ketë grupe që do të bëjnë presion te qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe në anën tjetër do të ketë po ashtu grupe tjera që do të tentojnë të pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Kështu që dita e zgjedhjeve 3 nëntori, edhe pse mund të ndodhë që do të jetë kohë e ftohtë, në pjesën veriore kam frikë se do të jetë e nxehtë”, thotë Pantina.
Në prag të fushatës zgjedhore, situata në veri është keqësuar edhe më tepër pas vrasjes së një zyrtari të EULEX-it në atë pjesë.
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se vrasja e doganierit të EULEX-it paraqet edhe një mesazh kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore, ndonëse ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur në veri nuk do të duhej të trembte askënd.