Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, njëherësh i dërguari special i BE-së në Kosovë, i ka nënshkruar sot dy Memorandume të mirëkuptimit lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve komunale.
Këto dokumente janë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dhe me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa ato janë nënshkruar edhe nga ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
Mëtutje , siç njoftoi Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, të dy memorandumet paraqesin bazë për vendosjen e lehtë të Misionit Observues Zgjedhor të BE-së, siç ishte shpallur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikkë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, më 19 shtator të këtij viti.
Me këtë rast, ajo për shef të misionit, e kishte emëruar anëtarin e Parlamentit Evropian nga Italia, Roberto Gualtieri.
Në njoftim theksohet se ky mision vjen në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të mbështetur nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile.
Zoti Zhbogar ka vlerësuar se “vëzhguesit ndërkombëtarë do të paraqesin një vlerësim të pavarur të zhvillimit së këtyre zgjedhjeve, si në pjesën veriore ashtu edhe në jug të lumit Ibër”, dhe se “ata do të vendosen në gjithë territorin e Kosovës”.