Ndërlidhjet

Plan i veçantë sigurie për veriun


Veri...
Veri...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës, janë duke u koordinuar dhe duke hartuar plane në mënyrë që zgjedhjet lokale të tre nëntorit të organizohen mirë, të jenë të rregullta dhe të kenë siguri.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, konsiderojnë se marrë parasysh gjendjen aktuale në veri, duhet të ketë një plan të veçantë operacional të sigurisë.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, thotë se për pjesën veriore të Kosovës duhet të ketë një plan operacional më specifik, duke marrë parasysh edhe situatën specifike e cila është në atë pjesë të Kosovës.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshmen me Policinë e Kosovës, me EULEX-in dhe KFOR-in. Edhe një grup i cili bën koordinimin e aktiviteteve në pjesën veriore sa i takon sigurisë. Kështu që po, gjithsesi do të kemi një plan më të detajizuar që nuk do të thotë se për pjesën tjetër nuk do të ketë. Pra, plani operacional është për gjithë Kosovën por me specifika për pjesën veriore”, deklaroi Daka për Radion Evropa e Lirë.

Kurse, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha për Radion Evropa e Lirë se planifikimet e deritashme parashohin veprimet operacionale në mbështetje të procesit zgjedhor për tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe se sipas tij, deri në ditën e mbajtjes se zgjedhjeve do të ketë vlerësime të ndryshme dhe të kohëpaskohshme.

Maxhuni bëri të ditur se për të pasur nën kontroll gjendjen e sigurisë edhe me shumë në ditën e zgjedhjeve në veri, është kërkuar që edhe EULEX-i të jetë i angazhuar me kapacitetet e tij operacionale.

Ai tha se si për pjesën jugore, ashtu edhe për veriun e vendit, më tre nëntor do të jetë një plan operacional unik.

“Është një plan unik i cili parasheh aktivitetin tonë brenda terë territorit të Republikës së Kosovës, por unë thash që vlerësimet janë në vazhdimësi dhe ato do të ndërmerren apo po supozojmë se mund të ketë ndonjë ndryshim në kuadër të planit, varësisht prej zhvillimeve që paraqiten në terren", u shpreh Maxhuni.

Ndryshe, njohësi çështjeve të sigurisë Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se policia duhet të ketë plane strategjike në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve të mos lejojë përdorimin e forcës për qëllime politike.

“Konsideroj se Policia e Kosovës duhet të jetë më syhapur që të ketë një plan që do të reflektonte një prani akoma më të shtuar të policisë në lokacione të ndryshme, në parandalimin e ndonjë akti të dhunës jo vetëm në pjese veriore të vendit, po edhe ne pjesën tjetër të Kosovës. Kjo duke pasur parasysh përvojat në te kaluar ku ka pasur raste të përdorimit te forcës për qëllime politike”, tha Qehaja.

Sido që të jetë, drejtori i policisë ka përsëritur se përgjegjësinë kryesore për sigurinë në veri e ka Policia e Kosovës të mbështetur edhe nga EULEX-i.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG