Prishtina dhe Brukseli besojnë se Beogradi, edhe një herë do ta shqyrtojë pozicionin e vet karshi dialogut politik me Kosovën dhe të shfrytëzojë kohën e mbetur për t’i dhënë edhe një mundësi procesit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.
Këshilltari i lartë i kryeministri të Kosovës, Bekim Çollaku, thekson se baronesha Catherine Ashton e ka bërë të qartë se ekziston mundësia e fundit për një takim dhe marrëveshje mes palëve.
“Nga ana jonë, ne kemi treguar vullnetin dhe gatishmërinë që të arrijmë marrëveshje dhe sa herë që kemi udhëtuar në Bruksel, kemi shkuar të gatshëm për të arritur marrëveshje. Tani mbetet të shihet se si do të ndodhë më tutje. Fjalën përfundimtare se a do të ketë apo nuk do të ketë një raund të fundit, një mundësi të fundit për arritje të marrëveshjes, do ta thotë ndërmjetësuesi, në këtë rast baronesha Ashton”, thotë Çollaku.
Ai thekson se koha për propozime të reja, ka përfunduar. Sipas Çollakut, parimet bazë, të cilat janë negociuar, janë të njohura për të gjitha palët dhe në këtë drejtim nuk duhet humbur kohë.
“Unë jam i sigurt dhe dua të besoj se Serbia, nuk do ta humbasë këtë rast për ta arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe e cila në mënyrë automatike, Serbisë ia hapë dyer për perspektivë evropiane. Një efekt të tillë pozitiv marrëveshja do ta ketë edhe për Kosovën, sepse e bën Kosovën shtet funksional në gjithë territorin e vet dhe i përshpejton proceset euro-atlantike”, thekson Çollaku për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se nëse do të ketë takim, ai duhet të ndodhë para datës 15 prill, pasi që atëherë pritet të merren vendime të mëdha nga Këshilli i ministrave të BE-së.
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është në pritje të përgjigjes zyrtare të Beogradit për propozimin e paraqitur në rrethin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.
Në bazë të saj, thuhet se do të ndërmerren hapat e ardhshëm, deklaron për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.
“Shumë qartë jemi deklaruar se ende qëndrojmë pas atij qëndrimi. E keni parë deklaratën tonë, në të cilën thërrasim që të bëhet përpjekja e fundit që të arrihet marrëveshje. Çështja mbetet në anën e Serbisë”, deklaron Kocijançiq.
Nga ana tjetër, drejtori i institutit KIPRED, Ilir Deda, thotë se ndërmjetësuesja e BE-së, Catherine Ashton, është në konsultime me shtetet e Quintiti dhe SHBA-në, edhe për një raund të takimeve dhe propozimeve që janë diskutuar.
“Tash është e paqartë ndaj kujt do të bëhet presion që të jetë i gatshëm për një kompromis të ri, duke marrë parasysh që Serbia ka treguar se nuk do të pranojnë atë çka ka propozuar BE-ja. Ndërsa, pala kosovare duhet të kërkojë pak më shumë për shtetin tonë, e ky është inkuadrimi në OKB dhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve".
"Dhe, duhet të ceket se kushtet e Këshillit Evropian të dhjetorit të vitit 2012, nuk kanë qenë se Kosova dhe Serbia të merren vesh për Asociacionin e komunave serbe, po që Kosove dhe Serbia të merren vesh për telekomunikacion, energjetikë dhe largimin e strukturave të Serbisë nga veriu”, vlerëson Deda.
Duke folur për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Deda thekson se nëse kolapson ky proces, do të vijë deri te një dëmtim i rëndë i kredibilitetit të BE-së.
Në të njëjtën kohë, Deda thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së, nuk duhet ndërlidhet me mosgatishmërinë e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Kushtëzimi se asnjëra palë nuk mund të ecë përpara, duket të jetë pak i paarsyeshëm, sepse, pse duhet ne të jemi të kushtëzuar në ecje drejt BE-së, nëse Serbia refuzon as Kosova nuk duhet të ecë përpara - kjo duhet të ndryshojë. Qasja nga Brukseli duhet të jetë më transparente se çka do të ndodhë. E, çka nuk duhet të ndodhë, është që të hyjmë në një status-quo të re, nëse nuk ka marrëveshje në javën e ardhshme”, shton Deda.
Ndryshe, rezultatet nga procesi i bisedimeve janë bazë esenciale si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.
Serbia, aktualisht, “lufton” për datën e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova për atë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.