Në Prishtinë, vendimi i fundit i Serbisë për të mos pranuar marrëveshjen e ofruar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për të kërkuar vazhdim bisedimesh me Prishtinën, po komentohet si mungesë e forcës së këtij vendi pëtr të ecur përpara.
Këshilltari i lartë i Kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku tha se vendimi i Qeverisë së Serbisë është edhe një dëshmi që "Serbia ende vazhdon të mbetet peng i së kaluarës dhe nuk po e gjenë forcën për të ecur përpara".
“Megjithatë, unë konsideroj që ky vendim i sotshëm do të jetë një vendim i përkohshëm që ka marrë Serbia, sepse në të njëjtën kohë ka kërkuar nga ndërmjetësuesi, në këtë rast nga baronesha Ashton, që sa më shpejt të rifillojnë negociatat e mëtutjeshme për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Çollaku, për Radion Evropa e Lirë.
Çollaku është shprehur optimist se në ditët e ardhshme baronesha Ashton, do të këshillohet dhe do të bëjë rekomandimet dhe veprimet adekuate se si do të zhvillohen gjërat më tutje.
Gjatë ditës, udhëheqës institucionesh dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës lanë për të kuptuar se vendimi i këtillë i Serbisë edhe pritej.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, theksoi se nuk është asgjë e re nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen.
“Me Beogradin edhe kur jemi marrë vesh, s’jemi marrë vesh. Ne nuk mund të ndikojmë se cilin qëndrim do ta mbajnë zyrtarët e lartë as të Bashkimit Evropian, e as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka deklaruar, po ashtu, se edhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Beogradin për veriun, siç tha ai, Kosova ka për obligim të shtrijë autoritetin e saj ligjor edhe në veri.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se Kosova ka bërë lëshime, për komunitetet në vend, dhe ajo çka ofron plani i Ahtisaarit është maksimumi i mundshëm.
“Ne duhet ta mbrojmë Kushtetutën e vendit tonë. Të mbrojmë integritetin e vendit tonë, kjo është detyrë e institucioneve tona. Të tjerat janë probleme që duhet adresuar”, tha Beqiri.
Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini mendon ngjashëm.
Sipas tij, në këtë drejtim, nuk ka asgjë për t'u tmerruar nga qëndrimi i Serbisë në drejtim të refuzimit të një marrëveshjeje me Kosovën.
“Serbia njëjtë është sjellë gjithmonë. Sjellja e Kosovës ka qenë korrekte ndaj qytetarëve të vet serbë deri me tani. Dhe nëse refuzohet marrëveshja, nuk është kurrfarë befasie”, tha Gjini.