Më vjen keq që këto raunde bisedimesh në Bruksel nuk i kanë dhënë fund vështirësive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.
Reagimi i saj vjen pas vendimit të qeverisë serbe të refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ajo ka shtuar se askush nuk i ka kërkuar Beogradit ta njoh Kosovën, por i kanë kërkuar të ndihmojë të përmirësojë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Nuk e besoj se do të ndodhë diçka së shpejti, meqë tash është refuzuar marrëveshja”, tha zonja Pack, për të shtuar se tash duhet gjetur një fillim të ri, për një dialog të ri, sepse në të kundërtën, tha ajo, nuk mund të shkohet përpara.
“Serbia nuk do të marrë datën e negociatave, por mendoj se as Kosova nuk do të jetë në gjendje të ece përpara”, ka thënë zonja Pack, sipas së cilës, i takon qeverisë serbe të mendojë dhe rimendojë hapat që ndërmerr, sepse në pyetje është e ardhmja e tyre.
"Serbët e dinë si do të dukej e ardhmja e tyre, por ata nuk e duan atë të ardhme. Këtu është problemi".
Duke folur për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialogun teknik ndërmjet dy vendeve dhe nëse ka rrezik për këto marrëveshja, zonja Pack tha se nuk beson në dështimin e tyre dhe se Kosova duhet të vazhdojë të përmbushë detyrimet që ka në këtë rrafsh.
“Kosova nuk ka refuzuar gjë, pse do të duhej Kosova të fajësohej”, tha zonja Pack për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se shpreson në arritjen e një marrëveshjeje megjithatë, por se nuk është e sigurt se kur mund të ndodhë kjo.
Ndryshe, qeveria e Serbisë ka vendosur unanimisht të mos e nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Qeveria serbe kërkon nga BE-ja vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën.
Arsyetimi që është thënë ka të bëjë me, siç thuhet, mos-garantimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në Kosovë.
Nënkryetari i parë i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, duke analizuar pasojat e mundshme të vendimit të sotëm, e ka përmendur pikërisht zonjën Pack, duke shprehur bindjen se ajo do të jetë një prej atyre personaliteteve që do të kritikojë vendimin e Serbisë. (a.v.)