Autoritetet kosovare dhe ekspertët për siguri u shprehën pesimistë lidhur me rezultatet që mund të prodhojë Task-forca e EULEX-it për veriun e Kosovës për rikthimin e sundimit të ligjit në atë pjesë të vendit. Zyrtarë të EULEX-it njoftuan se aktualisht janë në zhvillim disa hetime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe krime të llojeve të tjera në veri, por se nuk mund të jepen ende informata më të hollësishme për to.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit nuk do të japë asnjë informatë lidhur me hetimet për krim të organizuar, kontrabandë, krime të natyrës ndëretnike dhe lloje të tjera të krimeve, të cilat aktualisht po i heton e ashtuquajtura “Iniciativa për Veriun e Mitrovicës”, derisa të ngrihen padi për raste të caktuara, bënë të ditur zyrtarë të këtij misioni.
Mediat serbe njoftuan se EULEX-i do të përgatisë një njësi speciale për veriun, mirëpo përfaqësues të këtij misioni i thanë Radios Evropa e Lirë se që nga nëntori i vitit të kaluar është në veprim Iniciativa për Veriun e Mitrovicës.
Mësohet se në përbërjen e kësaj iniciative janë 10 deri në 20 hetues të policisë së EULEX-it, ata të doganave dhe prokurorëve të këtij misioni, të cilët bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës.
Përmes një deklarate me shkrim, zëdhënësi i EULEX-it, Hans-Kristian Klasing, njoftoi për punën aktuale të kësaj Task-force:
“IVM (Iniciativa për Veriun e Mitrovicës) u bë operacionale në nëntor të 2010-ës dhe tashmë po merret me disa hetime. Për shkak të natyrës së ndjeshme të këtyre hetimeve, nuk mund të jepet asnjë informatë shtesë lidhur me veprimet e tyre, por sapo hetimet të kenë çuar në ndonjë padi, do të mund të bëhet publik rasti”.
Ndërkaq, përfaqësuesit e institucioneve kosovare dhe njohësit e çështjeve të sigurisë u shprehën pesimistë për efikasitetin e Task-forcës së EULEX-it për veriun e Kosovës dhe rezultatet që mund të prodhojë kjo strukturë.
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi nevojën për rezultate të dukshme lidhur me luftën kundër krimit të organizuar në veri.
“Mund të presim kur t’i shohim rezultatet, për arsye se ka pasur iniciativa edhe më herët, por nuk ka ndodhur asgjë. Kështu që, duhet t’i shohim, e pastaj t’i vlerësojmë”, tha Rexhepi.
Veprimi i Task-forcës së EULEX-it në veri, sipas drejtorit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Qehaja, nuk do të mjaftojë për të rikthyer sundimin e ligjit në atë pjesë të vendit.
Qehaja vlerësoi se vetëm me shtimin e forcave të sigurisë në veri të Kosovës do të mund të pengohet veprimi i strukturave paralele serbe.
“Me Policinë tonë speciale në dy portat lart, në brendi të territorit të pjesës veriore të Kosovës dhe në dogana. Kur ta bëjmë ne këtë, me forca të mjaftueshme atje - jo për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër atyre që prodhojnë destabilizim atje, atëherë mund të veprojë edhe ndonjë forcë siç është kjo e EULEX-it”, vlerësoi Qehaja.
Ndaj Task-forcës së EULEX-it për veriun e Kosovës kanë reaguar edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, u tha mediave serbe se “EULEX-i duhet të hetojë në Prishtinë, ku, sipas tij, është qendra e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo në veri të Kosovës”.
Ministri në dorëheqje, Rexhepi, e cilësoi tendencioze këtë deklaratë:
“Ajo është deklaratë tendencioze. Task-forcën e kemi për Kosovë, bashkë me EULEX-in. Ai duhet ta shohë krimin para derës së vet dhe jo diku tjetër”.
Veriu i Kosovës tashmë është shpallur prioritet i veprimit, jo vetëm nga EULEX-i, por edhe nga mekanizma të tjerë ndërkombëtarë që veprojnë në vend, mirëpo autoritetet shtetërorë të Kosovës që nga paslufta nuk kanë mundur ta kthejnë tërësisht nën kontroll atë pjesë.

Mund të presim kur t’i shohim rezultatet, për arsye se ka pasur iniciativa edhe më herët, por nuk ka ndodhur asgjë.
“Mund të presim kur t’i shohim rezultatet, për arsye se ka pasur iniciativa edhe më herët, por nuk ka ndodhur asgjë. Kështu që, duhet t’i shohim, e pastaj t’i vlerësojmë”, tha Rexhepi.
Veprimi i Task-forcës së EULEX-it në veri, sipas drejtorit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Qehaja, nuk do të mjaftojë për të rikthyer sundimin e ligjit në atë pjesë të vendit.
Qehaja vlerësoi se vetëm me shtimin e forcave të sigurisë në veri të Kosovës do të mund të pengohet veprimi i strukturave paralele serbe.
...me forca të mjaftueshme atje - jo për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër atyre që prodhojnë destabilizim atje, atëherë mund të veprojë edhe ndonjë forcë siç është kjo e EULEX-it.